Përgatiti: Elena Beta
Shalqiri është një nga frutat më të njohura dhe të shijshme të verës. Ai është i ulët në kalori dhe i lartë në vitamina A dhe C. Është i pasur gjithashtu me fibra dietike dhe kalium. Në të vërtetë nuk ka një klasifikim të qartë nëse shalqiri hyn në kategorinë e frutave apo të zarzavateve, por ajo që dihet me shumë siguri është se konsumimi i shalqirit mund të ndikojë pozitivisht në organizmin tuaj.
Shalqiri rrit funksionin e trurit- është një burim i shkëlqyer i vitaminës B6, e cila është jetike për funksionimin e trurit. Përqindja e ujit që përmban shalqiri është e njëjtë me përqindjen e ujit të ndodhur në trup.
Ka përmbajtje të lartë uji- përmban 91.5 % ujë, që do të thotë se mund t’ju ndihmojë të qëndroni të hidratuar për një kohë të gjatë.
Ka përmbajtje antioksidantësh- shalqiri është i lartë në antioksidantë, ai përmban 40% më shumë sesa domatja. Gjithashtu ul rrezikun e prekjes nga kanceri.
Është i mirë për sytë- shalqiri është i mbushur me vitaminë A, e cila ndikon në shëndetin e syve. Ndihmon për të rritur fuqinë e shikimit dhe mbron sytë nga infeksionet e ndryshme. Konsumoni rreth 100 gramë shalqi çdo ditë dhe do të keni shikim më të qartë.
Lëngu i shalqirit mund të zvogëlojë dhimbjen e muskujve- të konsumoni lëng shalqiri pas stërvitjes ju ndihmon në zvogëlimin e dhimbjes së muskujve. Ai ka në përbërje burime të larta citruline, e cila ndihmon për të përmirësuar funksionin e arterieve dhe ul presionin e gjakut.
Ju ndihmon të humbisni peshë- duke qenë se shalqiri është i ulët në kalori dhe i lartë në ujë, pastron trupin dhe ju ndihmon për të humbur kilet e padëshiruara.
Ju mbron nga rrezet ultravjollcë (UV)- konsumimi i shalqirit ju mbron nga rrezet UV, djegiet e diellit dhe nga kanceri i lëkurës.


