Disa ide gjeniale se ç’mund të bëni me bustinat e çajit!

Përgatiti për gazetën “Shëndet+” dhe Shëndeti Online: Elena Beta

Të gjithë e dimë se çaji përveçse i shijshëm është i mbushur edhe me përfitime shëndetësore. Por a e dini se ka përfitime edhe nga bustinat e çajit tashmë të përdorur?

Këtu janë përdorime të ndryshme për lloje të ndryshme të çajit, për shembull çaji i zi është shpesh i dobishëm, sepse përmban nivele të larta të tanineve. Taninet janë komponime natyrale të cilat mund të përdoren si antioksidant. Ato gjithashtu ndihmojnë për të ulur presionin e gjakut.

Pothuajse çdo gjë që bëjmë çdo ditë, leximi, kompjuteri etj na i lodh sytë. Caji ndihmon në lehtësimin e skuqjes dhe ënjtjes dhe freskon sytë e lodhur. Vendosni qeset e çajit në ujë akull të ftohtë apo thjesht derdheni në ujë e më vonë lëreni në frigorifer.

Mbasi në një legen me ujë të keni hedhur disa qese caji fusni më pas këmbët. Bëjeni para gjumit për 15 minuta dhe më pas fshijini me një peshqir të pastër. Kjo do t’ju ndihmojë të eliminoni djersën tek këmbët.

Qeset e lagura të çajit lehtësojnë dhimbjen e djegieve. Por nëse janë prekur zona më të mëdha të trupit tuaj, përpiquni të bëni një dush të ftohtë duke shtuar disa qese çaj në ujë.

Qeset e lagura të çajit largojnë dhimbjet nga prerjet gjatë depilimit me brisk. Përdorni një qese çaj të ftohur për të ndaluar gjakderdhje dhe për të zvogëluar dëmtimin e lëkurës me antioksidantët e dobishëm që gjenden në të.

Burimi: healthyandnaturalëorld

Postime të ngjashme

UNICEF: Shqipëria ka 47% të fëmijëve në varfëri ushqimore, lë pas vetëm Taxhikistanin në Europën dhe Azinë Qendrore
Dr Altin Cekodhima: Ulçerat gastrike dhe 4 komplikacionet më të shpeshta që shkaktohen
Kremi i Diellit fëmijëve: 10 gjëra që duhet të dini patjetër
Ja disa fakte që nuk i dinit për sistemin imunitar
A mundet lëngu i mishit të ndihmojë kockat dhe artikulacionet, të forcojë imunitetin dhe të përmirësojë tretjen?
Ju dridhen duart? Ja problemi shëndetësor që keni
Ja sëmundjet që prekin më së shumti organin gjenital mashkullor
Si të parandalosh alergjinë nga kikiriku tek fëmijët?