Disa ilaçe për parandalimin e infarkteve kanë efekte të dëmshme

Zbulohet efekti i dëmshëm i disa ilaçeve mjaft të zakonshme për ictuset dhe hemorragjitë cerebrale. Kërkuesit shpjegojnë se në gjysmën e rasteve marrja e këtyre ilaçeve nuk është e justifikuar, pra nuk është e nevojshme.

Sipas tyre shpesh merren nga njerëz që mund të kenë faktor rrisku vaskular, ndoshta vetëm prej moshës. Bëhet fjalë për ilaçe antiagregues,që parandalojnë Koagulimin e gjakut, si cardioaspirina.

Shpesh konsiderohen si të padëmshëm dhe të thjeshtë, por të dhënat tregojnë se 40% e hemoragjive cerebrale verifikohet tek persona që i marrin këto medikamente.

Gjithashtu sipas statistikave rezulton se indeksi i vdekshmërisë tek ata që i përdorin është shumë më i lartë në krahasim me të tjerët, 45% kundrejt 26%. Puna kërkimore është publikuar në revistën Scientific Reports.

Postime të ngjashme

Studimi: Fëmijët nën 12 vjeç me smartphone janë të prirur ndaj shumë problemeve shëndetësore
10 faktet të cilat nuk i keni ditur më parë për Krishtlindjet
6 në 10 të rinj në Shqipëri viktima të bullizmit online: Çfarë tregon studimi evropian
Studimi: Konsumimi e çdo sasie alkooli rrit rrezikun e demencës
Sot Dita e Talasemisë! Mjekët bëjnë thirrje për të dhuruar gjak për të ndihmuar të prekurit nga kjo sëmundje
Suplementet e kalciumit, rreziku serioz për shëndetin e zemrës?
Çfarë është kanceri në fazën 0? Ja çfarë duhet të dini rreth kësaj diagnoze të pazakontë
Si shfaqen dhe përkeqësohen problemet me mëlçinë?