Shpesh na ndodh që për “të kënaqur veten”, hamë edhe kur nuk jemi të uritur, ose hamë më shumë seç duhet. Përpiquni ta shmangni këtë zakon përmes këtyre këshillave:
Bëjini të ditur vetes sasinë e ushqimit që ju nevojitet që të konsumoni dhe çohuni nga tavolina pa u ngopur.- Shërbejeni ushqimin në porcione të vogla. Shumë prej nesh vazhdojmë të hamë thjesht sepse ka ende ushqim të mbetur në pjatë. Ka raste që e bëjmë këtë veprim pa vetëdije edhe kur ndjehemi të ngopur.
- Hani me orare të përcaktuara. Na ndodh shpesh që të ndihemi të uritur në kohë të pacaktuara çdo ditë. Përcaktoni oraret e 3 vakteve kryesore dhe ky zakon do të ndryshojë.
- Konsumoni porcione të vogla ushqimesh dhe numëroni kaloritë e gjithçkaje që konsumoni.
- Përtypeni mirë ushqimin, edhe kjo gjë do kohën e saj. Në këtë mënyrë do ta shijoni më shumë ushqimin, pavarësisht sasisë, dhe ushqimi do të tretet më lehtë nëse përtypet mirë.
- Në fund të ditës duhet të mbani mend se çfarë keni ngrënë. Kjo thjesht do t’ju bëjë të vetëdijshëm se sa shëndetshëm jeni ushqyer gjatë ditës.
- Nëse nuk jeni në shtëpi apo nëse nuk keni mundësi të ushqeheni shëndetshëm, mbani një frut ose perim mesatar në çantë. Mos konsumoni çfarë ju del përpara.
- Jini të sinqertë me veten, hani vetëm kur të jeni të uritur. Mos u ndjeni në faj pas konsumimit të një ushqimi me shumë kalori.
- Nëse ndjeheni shumë të uritur para një vakti, konsumoni një gotë ujë ose një copë të vogël molle. Në këtë mënyrë do ta “përballoni” më lehtë ardhjen e vaktit tjetër.
- Lani dhëmbët pas ngrënies. Kur goja juaj të ndjehet e freksët dhe e pastër, ju nuk do të doni që të konsumoni diçka më shumë.
- Përtypni çamçakëz. Kështu do ta humbisni mendjen dhe nuk do jeni duke pickuar diçka për ta ngrënë.
- Hani në enë më ngjyrë, kështu porcioni i ushqimit do të duket më i madh.
- Mendoni për një trup të bukur nëse hani shëndetshëm. Kjo është thjesht një forcë zakoni.
Përshtati në shqip: Daniela Bardhi


