Përgatiti për “Shëndet+”: Donjeta Zeqa
Të humbasësh peshë nuk është kurrë një gjë e lehtë për t’u bërë, sidomos nëse jeni të vendosur të humbisni shumë kile për një kohë relativisht të shkurtër. Të realizosh këtë, duhet një dietë e rreptë dhe e kombinuar me regjim të rregullt dhe me stërvitje. Por, nëse jeni të kufizuar në kohë dhe nuk ndiqni dot një regjim të tillë, duhet të humbisni peshë në mënyrë graduale.
Kjo ndikon pozitivisht edhe në organizmin tuaj pasi po të humbisni peshë shumë shpejt, do keni probleme shëndetësore.
Këto rutina të thjeshta mund t’ju ndihmojnë për të humbur peshë gradualisht dhe në mënyrë të shëndetshme.
- Hani në të njëjtën orë çdo ditë
Të hani çdo ditë në të njëjtën orë, ju ndihmon në ekuilibrimin e orarit tuaj duke ulur dëshirën që keni për ushqim. - Përgatisni ushqimin
Të përgatisni ushqimin tuaj ju jep përparësi të dini saktësisht se çfarë do të hani. Në vend të majonezësm apo salcat që blini në dyqan, përdorni fruta dhe perime dhe përgatitini vetë salcat. - Bëni shëtitje
Të ecësh është mënyra më e mirë për të djegur kaloritë e shumta që keni marrë. Ecja nuk është e thënë të jetë 30 minuta, mjafton edhe 5 minuta në këmbë. - Asnjëherë mos harroni qëllimin tuaj
E fundit, por jo më pak e rëndësishme, mbajtja ndërmend e qëllimeve tuaja është e rëndësishme jo vetëm për humbjen e peshës, por edhe për ndjekjen e një jetese të shëndetshme.


