Disa zakone të mira për një shëndet të mirë

Dietologia Blerina Bombaj

Nuk duhet të lini mënjanë:

Ujin: konsumi i mjaftueshëm i ujit gjatë ditës është shumë i nevojshëm për të lehtësuar proceset metabolike dhe djegien e kalorive. 1-2 gota ujë përpara çdo vakti mund t’ju ndihmojnë të konsumoni më pak ushqim. Gjatë gjithë ditës nevojiten 2L ujë.

familja ha drekeTë ngrënin çdo 3 orë: të ngrënit 5 vakte gjatë ditës, çdo 3 orë, ndihmon të kontrollojmë sasitë e ushqimit në vaktet që konsumojmë. E ngrëna në të njëjtat orare është e dobishme gjithashtu.

Sallatat përpara vaktit: Konsumi i porcioneve të bollshme të zarzavateve përpara se të vazhdoni në pjatën kryesore ju ndihmon të ndjeheni të ngopur me më pak ushqim. Gjithashtu, prania e fibrave në stomak mund t’ju “vjedhë” ca kalori dhe të mos i lejojë të disponohen për energji!

Muhabetin: Sa më shumë të flisni, aq më ngadalë do të hani, aq më shpejt do të ngopeni!

Agjërimin: ndonjë ditë mund ta bëni pushim nga ushqimi duke konsumuar jo më shumë se 500kcal, për t’i dhënë mundësinë organizmit të përdorë kaloritë e marra me tepricë gjatë ditëve festive. Teoria e të ndenjurit tek-tuk pa ngrënë po merr komente pozitive në komunitetin shkencor pasi duket se lidhet me përmirësim të bioparametrave që lidhen me parandalim të plakies!

Lëvizjen: duke qenë të prirur të “ngarkoheni” (me kalori) duhet të merrni masat edhe të “shkarkoheni” (me lëvizje). Të ecurit 60min çdo ditë do t’ju japë mundësinë të digjni të paktën ½ e copës së bakllavasë!

Masën: zgjidhni të jeni të përmbajtur në sasitë që konsumoni ushqimet, sidomos ëmbëlsirat

Postime të ngjashme

Si duhet të veprojmë nëse kemi kolesterolin e lartë?
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit
Ky snack mund të përshpejtojë ndjeshëm rënien nga pesha, zbulojnë studiuesit
Çfarë është rregulli 30-30-30 dhe si ndihmon në rënien në peshë?
Shtatë zakone të përditshme që mund të dëmtojnë shëndetin e veshkave
Si të ndërtoni një pjatë vërtetë të shëndetshme: Një udhëzues i thjeshtë dhe i bazuar në studime shkencore
Provoni "dietën e portofolit" për nivele më të ulëta të kolesterolit
Dietë me shumë proteina për humbje peshe