Kryefaqja Shendeti a-z D Dislalia (defekt i shqiptimit), shkaqet dhe trajtimi

Dislalia (defekt i shqiptimit), shkaqet dhe trajtimi

0
Shpërndaje

Erges Esiku, mjek logoped

Dislalitë janë çrregullime të shqiptimit të fonemave, shkaku i të cilës i atribuohet alterimeve funksionale ose organike në nivelin e apartit fonator (buzë, gjuhë, dhëmbë) .

Ka fëmijë që në moshën 3 vjeç flasin në mënyrë korrekte, dhe të tjerë që janë 6 vjeç apo më tepër ngecin në shqiptimin e disa shkronjave. Shqiptimi i parregullt i një ose disa shkronjave quhet dislali. Format më të zakonshme të dislalisë janë rotacizmi ose ndryshe “r, rr e shurdhër” dhe sigmatizmi ose ndryshe “s e shurdhër”. Ekzistojnë dhe forma të tjera dislalie që mund të kapin shkronja/fonema të tjera.

Përdorimi i zgjatur në kohë i thithjes së gjirit, biberonit ose zakone të këqija, si gishti në gojë, ngrënia e thonjve, përtypja e lapsave ose stilolapsave, vendosja e gjuhës mes dhëmbëve gjatë shqiptimit: dislalia konseguente është sigmatizmi interdental dhe zetacizmi që prekin artikulimin e “S” dhe “Z”. Ndërkohë, përtypja e ushqimeve me konsistencë të dobët ose smoothi, mund të japin probleme të fonemave apikale, domethënë të atyre që shqiptohen duke prekur zonën anteriore të palatumit me kulmin e gjuhës (“L, N, R, C”) .

Ekzistojnë tipe të ndryshëm dislalie:

Dislalitë organike: kur shkaktohen nga malformacione ose lezione në nivelin e një ose më shumë sketorëve të sistemit artikulator. Janë në rastin e palatoskizis, insufiçenca velare, malformacione të harqeve të dhëmbëve (e dalë, progenic), alterime të mënyrës së kafshimit, palato ogivale, gjuhs kravatë, makroglosia, ipertrofia e adenoideve, rinite të përsëritur/persistent që detyrojnë fëmijën të respiroj me gojën hapur duke shkaktuar dislali me fonemat që artikulohen përmes ngritjes së pjesës anteriore të gjuhës.

Dislalitë funksionale: kur shqiptimi i gabuar është i shkaktuar nga një vendosje dhe përdorim i pasaktë i një ose më shumë sektorëve të aparatit fonator: shpesh janë efiçente pak ushtrime gjimnastike të sektorëve të ndryshëm të interesuar në një shqiptim të saktë.

Këto vërehen edhe te fëmijët e vegjël (3-4 vjeç). Në këtë moshë dislalitë konsiderohen si fiziologjike, në fakt, fëmijët e kësaj moshe nuk kanë arritur akoma maturimin e duhur dhe kapacitetin adeguat për të kontrolluar lëvizjet komplekse dhe preçize të nevojshme për një emetim të saktë të tingujve të ndryshëm. Këto dialali rregullohen në mënyrë spontane me maturimin e fëmijës. Ndërsa kur zgjasin mbi moshën shkollore, atëherë nuk janë më fiziologjike, por fillojnë të jenë shprehje të një vonese gjuhësore. Shpesh janë forma minore, por nëse lihen pas dore, mund të çojnë edhe në vonesa më të rënda, të influencojnë negativisht në rendimentin shkollor, në zgjerimin e fjalorit, të shkaktojnë çrregullime edhe në nivelin psikologjik dhe komunikativ. Prandaj problemet gjuhësore, edhe pse të vogla, është mirë që të rregullohen para se fëmijë të shkojë në shkollë. Megjithëse rregullimi i problemit në periudha të gjatë në stadet normale të zhvillimit është gjithmonë e më e vështirë dhe shpesh herë rezultatet nuk janë shumë mbresëlënëse.

Dislalitë audiogene: shkaktohen nga sëmundje që pengojnë fëmijën të bëjë një tingull preciz dhe si rrjedhojë dhe një shqiptim të gabuar të fonemave të ndryshme. Shkaqet kryesore të këtij tipi dislalie janë shurdhëria dhe otitet rekurente në vitet e para të jetës së fëmijës.

Kur flitet për dislali, përgjithësisht mendohet për fëmijët, gjithsesi mund të gjejmë edhe te adultët, dhe në rastet kur ata e vuajnë shumë këtë pjesë, ajo kthehet edhe në një problem serioz në marrëdhëniet sociale dhe jetën e tyre të përditshme. Është shumë e rëndësishme takimi me një logoped, sepse praktikisht këto janë vështirësi që marrin zgjidhje shumë shpejt.

Trajtimi logopedik

Në trajtimin logopedik të dislalive ndajmë dy momente:

  • Momenti i parë është “gjimnastika” e organeve fonatore të prekur, ose më mirë stërvitja e strukturave fono-artikulatore të gjuhës;
  • Momenti i dytë është vendosja fonetike e saktë, domethënë e artikulimit të tingullit ose të tingujve të alteruar.
  • Ushtrime të gjuhës lart-poshtë, majtas-djathtas, para-mbrapa.
  • Hapja dhe mbyllja e buzëve lateralisht, përpara në formë rrethore ose katrore etj.
  • Imitimi i fonemave para pasqyrës duke shërbyer prindi si modelues.
  • Mësimi i rrokjeve të drejta dhe të zhdrejta, e më pas mësimi i fjalëve dhe fjalive me shkronjat që fëmija has vështirësi.

Këshilla të nevojshme për prindërit

  • Pasi logopedisti ka vendosur tingullin korrekt, do të jetë e nevojshme të ndiqni bashkë me fëmijën tuaj ushtrime për të bërë të mundur të përshtatet me mënyrën e re të shqiptimit të tingullit. Koha që duhet dedikuar është 10-15 minuta në ditë, për një rregullim sa më të shpejtë të problemit dhe për një automatizim korrekt të tingullit. Është e rëndësishme t’i jepet kohë fëmijës dhe të mos ketë ngutje.
  • Për shembull, mund të emërtoni imazhe, ose t’i lexoni fjalë një për një fëmijës tuaj, duke ngritur pak zërin në fonemën që duhet korrektuar dhe ta ftoni atë në imitim. Do të jetë e nevojshme të adaptohet një shpirt loje dhe hareje. Pas pak kohësh fëmija do të ketë mundësinë të emërtojë dhe lexojë vetë emrat e imazheve.
  • E nevojshme do të jetë edhe krijimi i pyetjeve, përgjigja e të cilave janë fjalët që përmbajnë fonemat më të vështira për fëmijën.

Defektet e dislalisë janë vështirësi të cilat mund të zgjidhen me ndihmën e logopedit me 1-4 ose 8-12 seanca, në varësi të problemit, moshës, nivelit të përqendrimit dhe kuptueshmërisë së pacientit, por sigurisht edhe në saj të profesionalizmit të logopedit./ Shendeti.com.al

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here