Dita Botërore e Diabetit, kontroll FALAS për diabetin dhe hipertensionin pranë Poliklinikës Qendrore

Në kuadër të Ditës Botërore të Diabetit (14 nëntor), gazeta “Shëndet+”, shoqata “Together for Life” në bashkëpunim me Poliklinikën e Specialiteteve nr.3 në Tiranë, organizojnë ditën e shtunë paradite FALAS (10:00 – 12:00) matje të nivelit të sheqerit në gjak, si dhe matje të tensionit të gjakut.

Shoqata dhe gazeta

Duke qenë se diabeti është duke prekur jo vetëm moshat e mëdha, por edhe moshat e reja dhe duke u kthyer në një problem të madh, gazeta “Shëndet+” dhe shoqata “Together for Life” kanë vendosur që në këtë ditë të sensibilizojnë qytetarët për t’u kujdesur më shumë për veten.

Një stendë e ngritur pranë Poliklinikës Qendrore në Tiranë (pranë 9-katësheve) do të ofrojë matjen e nivelit të sheqerit në gjak, si dhe matje të tensionit të gjakut FALAS për të gjithë ata që dëshirojnë të dinë më shumë për shëndetin e tyre.

Gjithashtu, nga shoqata “Together for Life” dhe gazeta “Shëndet+” do të shpërndahen informacion falas për diabetin, hipertensionin, si dhe gazeta falas.

Postime të ngjashme

Siguria ushqimore, OBSH: Rreth 866 milionë njerëz sëmuren çdo vit nga ushqimi i kontaminuar
10 ushqimet më hidratuese
Studimi: Vaksina kundër kancerit mund të zhdukë plotësisht tumoret
"Shet produkte të rrezikshme"- Komisioni Europian gjobit TEMU-në me 200 mln dollarë
8 fruta me përmbajtje të ulët sheqeri
Shpërthimi i Ebolas, OBSH shpall emergjencë globale
“Sterilizimi”/ Shtyhet gjyqi për ish-ministrin Ilir Beqaj, ja kur do të mbahet seanca e radhës
Asambleja e OBSH, ministrja Sala prezanton prioritetet e Shqipërisë në shëndetësi