Dita Botërore kundër Kancerit/ Për njerëzit që stuhitë i kthejnë në ylbere…

Sot, për të gjithë ato, që në një lot, gjejnë guximin për të buzëqeshur përsëri…

Nga Anisa Daci

4 Shkurt, Dita Botërore Kundër Kancerit. Sot do t’i sjellim në vëmendje më shumë se çdo ditë, përmes portreteve, ndjesive e satistikave. Ashtu mendova dhe unë në fillim, teksa kujtoja të afërm, që vuajnë nga kjo sëmundje. Po strukturoja në mendje si t’i kontaktoja dhe teksa më vërviteshin para syve fytyrat e tyre thashë- JO!

E kam të pamundur të bëj portretet e atyre njerëzve, që i kacafyten me thonj jetës. E kam të pamundur, sepse u’a kam zili pozitivitetin që shfaqin, urtësinë që i ngërthen, korrektësinë me vizitat, ilaçet… dhe forcën për ta mundur “djallin” që ka hyrë në trupin, por jo në shpirtin e tyre.

Sepse ata i besojnë vetes dhe përballen me problemet dhe vështirësitë me një shpirt konstruktiv dhe luftarak. I kanë sytë plot dritë, gojën plot optimizëm… Kanë një arsye për të buzëqeshur përsëri, edhe nëse asgjë nuk shkon siç duhet, edhe nëse ajo që shpresonim nuk vjen.  Jeta është e padrejtë, por gjithmonë gjejnë forcën për të vazhduar…

Gjithmonë e kuptojmë shumë vonë sa e rëndësishme është vetja dhe njerëzit që na rrethojnë. Çdo gjë duket kaq normale kur jeta rrjedh qetë… Deri kur përballemi me sfidat…humbjet…

Sot, për të gjithë ato, që në një lot, gjejnë guximin për të buzëqeshur përsëri…

Një përqafim zemre për këdo që po lufton në heshtje “armikun’’. Një përqafim zemre për të gjithë familjarët dhe njerëzit, që qëndrojnë krah jush. Guximi juaj mbetet për të gjithë… mesazhi më e bukur që ekziston.

Qëndro…!

 

Postime të ngjashme

Orë tmerri për Himarën, disa banesa të shkrumbuara gjatë natës
Studimi i fundit ngre alarmin: Të rinjtë me obezitet përballen me rrezik më të lartë për vdekje të parakohshme
Emërohet ministrja e re e Shëndetësisë (EMRI)
Ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala: Ja pse u dorëhoqa!
Jep dorëheqjen ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala
Gruaja rreth 7 muajshe shtatzënë humbi jetën gjatë transportit drejt Tiranës, nisin hetimet ndaj 3 mjekëve të maternitetit
37-vjeçarja shtatzënë ndërroi jetë rrugës për në Tiranë, reagon MSHMS: Do të hetohet i gjithë procesi i kujdesit shëndetësor
Skandal në Spanjë: Udhëzimet për menopauzën u bazuan në studime të kryera te burrat