Kryefaqja Të rinjtë Aktivitete Dita Kombëtare e Aktivizmit, Together for Life i bashkohet panairit të organizatave

Dita Kombëtare e Aktivizmit, Together for Life i bashkohet panairit të organizatave

0
Shpërndaje

Në Ditën Botërore të Aktivizmit, Shoqata Together for Life iu bashkua panairit të organizatave në Sheshin Italia, në Tiranë.

Ky panair, në të cilin morën pjesë mbi 40 organizata, rrjete rinore dhe grupe jo-formale nga e gjithë Shqipëria, kishte për qëllim të krijonte një hapësirë të hapur ndaj organizatave të shoqërisë civile, forumeve rinore, grupeve vulnerable, të rinjve dhe komunitetit të gjerë në të gjithë Shqipërinë për të informuar dhe ngritur ura bashkëpunimi ndërmjet tyre.

Në këtë panair, TFL u prezantua me projektet, aktivitetet dhe botimet e zhvilluara ndër vite, si dhe ftoi të rinjtë që të bëheshin pjesë e aktiviteteve që organizata zhvillon, veçanërisht mbi mundësitë që ofrohen për trajnime, shkëmbime rinore, programe vullnetarizmi etj. në nivel Evropian përmes programit Erasmus+.

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here