Divorci shkakton atak në zemër (sidomos tek gratë)

divorciStudimi ka përfshirë rreth 15,827 të rritur të moshës 45-80 vjeç të cilët kanë qënë të martuar. Studimi filloi në vitin 1992 dhe pjesëmarrësit u intervistuan çdo 2 vjet deri në vitin 2010. Rreth një e treta e njerëzve të intervistuar ishin divorcuar të paktën një herë në jetën e tyre.

Rreth 1200 nga pjesëmarrësit ( 8%) kishin pësuar sulm në zemër pas divorcit. Pas kontrolleve mbi moshën, përkatësinë etnike, mbipeshën, hipertensionin, studiuesit konstatuan se gratë e divorcuara kishin një rrezik rreth 24% më të madh për sëmundje të zemrës se gratë e tjera që kishin një martesë të lumtur. Personat që ishin divorcuar 2 ose më shumë herë kishin një rritje të rrezikut për sëmundjet kardiovaskulare në 77%.

Tek burrat këto shifra nuk ishin aq të mëdha, rreziku i burrave për sëmundjet e zemrës pas divorcit ishte rreth 30%. Burrat që ishin të martuar apo që rimartoheshin pas divorcit nuk kishin asnjë rrezik në rritje. Por duhet të theksohet se divorci nuk është një faktor klasik rreziku siç mund të jetë pirja e duhanit apo presioni i lartë i gjakut.

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Postime të ngjashme

Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Kur sigurimi vjen në telefon: SiCRED sjell blerjen online të policave
A do ta shërojë AI kancerin? Ja çfarë thotë shkenca
Kostoja e shëndetit, 8% e shqiptarëve nuk përballojnë ekzaminimet, e dyta më e lartë në Europë
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi