“Djali me COVID-19 pa simptoma thyen rregullin e infekton prindërit”, Rama: Mos u bëni vrasës të njerëzve tuaj

Një punonjës i burgut 313 në kryeqytet, pozitiv më COVID-19 ka infektuar prindërit e tij të moshuar që jetojnë në Mirditë pasi ka shkuar t’i takojë. Kryeministri Edi Rama publikoi historinë fatkeqe në faqen e vet në Facebook, duke i bërë thirrje njerëzve që të tregohen të kujdesshëm.

Ai paralajmëroi masa penale ndaj të riut, i cili sipas tij theu rregullin duke dalë nga Tirana drejt një zone tjetër të vendit, e duke vënë në rrezik edhe jetën e prindërve të tij.

MESAZHI I RAMES

? NJË LAJM I KEQ NGA TESTIMET E DJESHME, QË DUHET TË VLEJË SI MËSIM PËR TË GJITHË??

Djali me Covid19, pa simptoma, thyen rregullin e del nga Tirana drejt një zone tjetër të vendit, ku jetojnë dy prindërit e tij të moshuar. U shkon prindërve në shtëpi dhe u transmeton bombat në trup! Prindërit dalin të dy pozitivë dhe jo vetëm mosha, po edhe shëndeti i tyre problematik, i kthen në pacientë me jetën në rrezik!!!

Natyrisht që për djalin do të nisin hetimet dhe ai mund të ndëshkohet jo vetëm administrativisht, po edhe penalisht, por si mund t’u bëhet një “peshqesh” i tillë njerëzve më të dashur në botë?!

A e kuptoni se kjo nuk është lojë?! A e kuptoni se në këtë luftë, kush shkel rregullat nuk ia hedh shtetit, po ia fut vetes dhe familjes së tij?! A e kuptoni se ne jemi potencialisht armiku vrastar i prindërve tanë, nëse nuk respektojmë rregullat, duke u sjellë si karagjozë të papërgjegjshëm me veten, me prindërit, me familjen e me shoqërinë?!

Lus Zotin që ata dy pleq të mos ikin nga kjo botë e të mos mbeten pishmani i jetës së atij djali të papërgjegjshëm dhe ju lutem të gjithëve: M?S! M?S! M?S!

? STOP ME HILET E ME KARAGJOZLLËQET, SEPSE MUND TË BËHENI MOSOZOT, VRASËS TË NJERËZVE TUAJ MË TË SHTRENJTË?

Postime të ngjashme

Administrata e Trump bën gati planin, hiqet vaksina e Covid-19 për fëmijët dhe gratë shtatzëna
Vaksina anti-Covid ofron 80 % mbrojtje, Bino: Kush rrezikojnë më shumë nga virusi
Studimi i ri: Gargara me ujë të kripur mund të largojë Covid-in
Dy vaksina në një ditë/ Personeli shëndetësor vaksinohet për gripin dhe Covid-in
Variant/e Covid-19, grip stinor apo te dyja?
covid
“COVID-i i gjatë” mund të shkaktojë anomali në organet kryesore! Çfarë tregon studimi i ri, si ka ndikuar koronavirusi tek veshka, mushkëritë e truri
Turizmi shtoi virozat/ Në qendrën shëndetësore të Divjakës këtë vit u trefishuan pacientët
A po kthehet COVID-19? Mjeku: Qarkullim më të lartë në vjeshtë, të njëjtat simptoma