“Djersitja te sqetullat, kofshët, gjoksi”, mjekja tregon kur nuk quhet normale

Dermatologia Violeta Dajçi ishte këtë të martë në “Good Morning Albanians” ku foli për djersitjen.

Ajo tha se ky është një proces normale që trupi ynë e kryen për të larguar ujin e tepërt dhe lëndët e dëmshme për organizmin, por shtoi se në rastet kur ajo shtohet përtej normales, mirë është të shkojmë për kontroll.

“Djersitja është një proces që ndodh në mënyrë natyrale dhe normale në lëkurë. Ndaj lëkura e çdo personi ka folikula floku, e gjithë lëkura është e mbuluar nga folikuj që eksretojnë ujin dhe lëndët e dëmshme për organizmin. Puna ndryshon në pëllëmbën e dorës dhe në shputën e këmbës, por në gjendje jo normale të prodjhimit të djersës këto zona preken më shumë.

Në këto raste ne kemi hiperidrosis. Zonat që eksretojnë më shumë janë pjesët e sqetullave, pjesët rrëzë kofshëve dhe pjesa e gjoksit, në këto folikujt janë më të mëdhenj. Ndonjëherë prodhimi i shtuar të bën të mendosh se është një peroces patologjik”,-tha dermatologia.

Postime të ngjashme

Miopia - pandemia e shekullit 21! Okulisti: Alarmante tek fëmijët, ja shkaku
Gabimet më të zakonshme që mund të ndikojnë në kolesterolin tuaj
Mjeku Sotiraq Lako: Preparatet me bazë hekuri për mjekimin e anemisë
Impetigo Bakterial: Një infeksion i shpeshtë në sezonin e verës – Këshilla nga Dr. Tritan Kalo
Si trajtohet inkontinenca urinare (mosmbajtja e urinës) te meshkujt?
Si bëhet manaxhimi i një aritmie akute në hemodializë?
Dhimbjet kronike të veshit, mjekja: Duhet të trajtohet, shkakton probleme serioze
Cilat janë shkaqet e tamburizmit?