‘Do na vendosin çipa’, Profesori kundër konspiracionistëve: Kujt i duhet me ditë çfarë bëni, kush jeni ju…

Profesori nga Kosova Lul Raka ka dalë kundër të gjithë atyre që thonë se koronavirusi nuk ekziston dhe që mendojnë se me anë të vaksinave do të na vendosin çipa.

Ai u drejtohet këtyre personave duke iu thënë se ata janë askushi, pasi asnjërit nuk i duhet të dijë se çfarë bëjnë ata.

Profesori bën apel duke u shprehur se virusi ekziston dhe është shumë i rrezikshëm dhe secili prej nesh duhet të ketë kujdes.

“Ata që thonë se iu vendosin çipa për t’i kontrolluar dhe se koronavirusi nuk ekziston. Po kush janë ata që me iu vendos çipa. Kujt i duhet me ditë se çka bojnë ata që me i kontrollu.

Absolutisht kurrkushi. E askujt s’i intereson e as nuk ka interes që me e ditë çka bojnë ata persona. Kjo çështja e çipave e teorive tjera konspirative është për keqardhje. Virusi ekziston dhe madje është shumë i rrezikshëm. Duhet secili prej nesh të ketë kujdes”, shprehet profesori. / Syri.net

Postime të ngjashme

Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet
Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve