“Do ta mbaj fjalën” – Ministrja e Shëndetësisë: Brenda vitit do ta kemi aparaturën e brakiterapisë

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Evis Sala, ka deklaruar se brenda vitit do të sigurojë që në QSUT të jetë aparatura e brakiterapisë.

“Brakiterapia do të vijë brenda këtij viti, ashtu siç e kam thënë. Do ta mbaj fjalën. U siguroj qytetarëve që do të kemi një aparaturë brakiterapie në fund të këtij viti. Shërbimi i brakiterapisë që nuk ka funksionuar do të fillojë të funksionojë brenda vitit 2026”, deklaroi ministrja.

Brakiterapia (radioterapia e brendshme) është një lloj radioterapie që përdoret për të trajtuar kancerin. Në këtë metodë, burimi radioaktiv i rrezatimit vendoset ose shumë afër tumorit ose brenda vetë tumorit për të vrarë qelizat kancerogjene dhe për të tkurrur tumoret.

Postime të ngjashme

Minutat e errësirës dhe paniku për jetën e pacientëve! KLSH zbulon faktin e rëndë, Trauma ka vetëm 1 gjenerator në punë dhe pa servis
U lëndua në sy gjatë protestës në Tiranë, Prokuroria e Tiranës nis hetimin për Erjon Vishkullin
Ministria e Shëndetësisë përditëson bilancin e të lënduarve nga protesta, katër persona të paraqitur në spitale
“Në Itali kanë çuar familja dhe miqtë, jo shteti”/ Rama i përgjigjet motrës së protestuesit: Iniciativën e mora unë, i kam uruar të shkuara para se të nisej
Çfarë ndodh me foshnjën nëse diabeti i shtatzënisë nuk mbahet nën kontroll
13 të lënduar pas protestës në Tiranë! Si paraqitet gjendja e të riut të goditur në sy
Diabeti në shtatzëni vazhdon edhe pas lindjes apo ndërpritet
Obeziteti gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të ndikojë në shëndetin e fëmijës