Do të ndryshojnë masat kufizuese për festat e fundvitit? Ja çfarë vendosi Komiteti Teknik i Ekspertëve

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka dalë në konferencë për media për t’i komunikuar qytetarëve planin e masave për festat e fundvitit dhe për situatën aktuale.

Rakacolli: Niveli i masave që janë në fuqi është i përshtatshëm për ta kontrolluar këtë situatë. Pra do të mbeten të njëjtat masa që kemi në fuqi. Por prania e Omicronit në botë bën të domosdoshëm respektimin e masave që nuk po respektohet në nivelin e kërkuar.

Po infektohen më shumë të pavaksinuarit. Kjo bëhet e ndjeshme në kushtet e variantit Omicron në Shqipëri. Omicroni do t’i gjejë të gjithë të pavaksinuarit. Vaksinimi nuk është cështje personale.

Jemi në prag të festave të fundvitit. Këtë vit, rreth 50% e popullsisë mbi 60 vjec është e vaksinuar me të paktën një vaksinë, prandaj të jemi të përgjegjshëm për të respektuar standfardet dhe të përdorim maskat në të gjithë ambientet e rekomanduara.

Ora policore do të jetë e njëjtë, 23:00, me përjashtim të natës së ndërrimit të viteve. Ora policore ka të bëjë me persona që duan të kaljonë vitin e ri së bashku, jo me organizimin.

Më 4 janar, të gjithë punonjësit e administratës publike, supermarketeve e qendrave tregtare do të paraqesin certifikatat e vaksinimit ose dëshmitë e shërimit.

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet