Do të vijnë 1 milion vaksina, por me rënien e infektimeve, ka rënë edhe interesi për to

Kur pandemia e Covid 19 po shkon drejt fundit dhe Covid tanimë do të jetë një sëmundje endemike, qeveria shqiptare ka lidhur kontratë për 1 milion doza të tjera të vaksinës Pfizer e cila pritet të mbërrijë brenda vitit 2022.

300 mijë dozat e para vijnë gjatë muajit mars. Por ritmet e vaksinimit tanimë janë ulur, a rrezikon që kjo sasi vaksinash të mbetet stok  dhe paratë e planifikuara të shkojnë dëm?

“Do të vazhdojë të përdoret”, thotë Silva Bino.

Por në Shqipëri nuk ka një vendim për dozë të katërt. Janë vaksinuar me 4 doza vetëm ata persona që kanë sëmundje të imunitetit.

Deri më tani, në Shqipëri janë vaksinuar 1.204.250 persona me dozë të dytë, dhe vetëm 245.527 qytetarë kanë marrë edhe dozën e tretë të  vaksinës anti Covid. /Top Channel

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet