“Doktorët gazmorë”, ekipi izraelit trajnime për mjekët dhe infermierët shqiptarë

Mjekët dhe infermierët shqiptarë do të trajnohen për të qenë miqësorë me pacientët nga ekipi profesionist i “doktorëve gazmorë” të Izraelit.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe ambasada e shtetit të Izraelit në Tiranë kanë firmosur marrëveshjen e bashkëpunimit për trajnimin e 30 mjekëve dhe infermierëve nga e gjithë Shqipëria, për programin e “Dream Doctors”, pra doktorët gazmorë të Mjekësisë.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, znj. Ogerta Manastirliu dhe ambasadori Izraelit SH.T.Z  Boaz Rodkin vizituan sot ambientet e spitalit Pediatrik në QSUT, ku ekipi doktorëve gazmorë profesionistë nga Izraeli performuan për pacientët e vegjël.

“Kjo mënyrë e re e trajtimit të fëmijëve në spitale do të mundësojë që ata të mos ndihen si në spital. Sigurisht medikamentet bëjnë pjesën e tyre por edhe sjellja e mirë është një element më shumë për t’u shëruar sa më shpejt”, tha Ministrja Manastirliu.

Duke treguar mbështetjen për trajnimet e ekipeve shqiptare, ambasadori i Izraelit u shpreh se” “Është e provuar që t’i kthesh buzëqeshjen fëmijëve i ndihmon të shërohen më shpejt, ndaj jam shumë i lumtur që konkretizuam përpjekjet disa mujore për realizimin e këtij projekti të Agjencisë së Zhvillimit të shtetit të Izraelit me Ministrinë e Shëndetësisë së Shqipërisë”.

Trajnimi i mjekëve dhe infermierëve zhvillohet nga data 15-20 tetor në Tiranë, ku ekipi profesionist i “doktorëve gazmorë” të Izraelit do të prezantojë teknikat e terapive për pacientët, jo vetëm ata në Pediatri, për t’jua bërë sa më të lehtë qëndrimin në spital. “Dream Doctors” janë animatorë mjekësorë profesionistë, të cilët janë të trajnuar për terapi pacienti gjatë shtrimeve në spital, apo trajtimit ambulator. Kjo praktikë e njohur botërisht, ka të integruar këta profesionistë në stafin mjekësor multidisiplinar, kryesisht (por jo vetëm) në repartet pediatrike.

Postime të ngjashme

“Sterilizimi”/ Shtyhet gjyqi për ish-ministrin Ilir Beqaj, ja kur do të mbahet seanca e radhës
Asambleja e OBSH, ministrja Sala prezanton prioritetet e Shqipërisë në shëndetësi
Polifenolet: Sekreti i të ushqyerit të shëndetshëm dhe mirëqenies
'Çohu o dreq mos bëj si e sëmurë'/ Infermierja te Psikiatria keqtrajton pacientët, reagon QSUT: Rast i papranueshëm, janë marrë masa për punonjësen
Qetësia mendore në punë: 6 mënyra për të ulur stresin dhe për t’u përqendruar
Mashtronin njerëzit me ilaçe false për sëmundje të rënda, goditet rrjeti kriminal që operonte në 15 shtete të Europës
Shkarkohet drejtori i Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor! Ja kush emërohet
Kastraveci: Këto janë përfitimet e tij më të rëndësishme