Doktori im nuk është më…

Prof. Myftar Barbullushi
Doktori im është prej vërteti e aspak metafore apo krijesë e imagjinatës. I shkurtër e i shëndoshë, rondokop do ta quanin shkrimtarët, me bark e me flokë të rëna, pas syzeve të të cilit fshiheshin dy sy të vegjël picërrues e të lëvizshëm. Ky ishte dr. Theodhosi, fqinji i fëmijërisë sime, imazhin e të cilit e kam gjithmonë me vete. E tërë lagjja ia kishte “falur” atij shëndetin. Akoma dhe sot në shpinën time ndjej faqen e tij të shëndetshme e të varur, pasi në shumë raste ky magjistar përdorte veshin në vend të stetoskopit. Fjala e tij ishte ligj. “Do flesh patjetër në drekë, – më thoshte gjyshja – se gjumi i drekës të bën mirë. Ma ka thënë vetë dr. Theodhosi“. 

Në perceptimin tim kureshtar, ai ishte si doktori i Ivan Ilic-it, personazhit të famshëm të Tolstoit, në kryeveprën vdekja e Ivan Ilic-it. I plotfuqishëm, rrezatues, paternal, ndërkohë që nga ana tjetër pacienti ishte shumë besues dhe «kompliant» përpara prononcimit të tij ex cathedra. Ivan Ilicit i interesonte vetëm një gjë: gjendja e tij ishte e rëndë apo jo? «Thomeni doktor, kjo sëmundje është e rëndë apo jo? Mjeku e fikson ashpër nëpërmjet syzeve të tij, e me zë të prerë i thotë: Të thashë atë që mendova se duhet të dish, zotëri….». Mendësi e qartë paternaliste : «Ti je pacienti, mjeku jam une».
Dr. Theodhosi, doktori i fëmijërisë sime, nuk ështe më. Ai ka shumë vite që ka vdekur, por më e dhimbshme është se, me të, ka vdekur dhe imazhi i tij, dhe akoma më e dhimbshme është se ky imazh ka vdekur edhe në tërë botën, dhe unë nuk kam asnjë shpresë për ta gjetur, edhe pse mund të udhëtoj në të gjithë botën.

Doktori im nuk është më sepse:

Ate e vrau organizimi i sistemit shendetesor. Edhe pse ky organizim mbeshtetet ne figuren e mjekut te pergjithshem, ky i fundit vazhdon te mbetet i pavleresuar; superfuqia e specialistit, ne spital dhe jashte tij, i heq atij hapesiren dhe besueshmerine, duke e kthyer ne nje dispecer te thjeshte drejt specialistit apo, jo rralle, ne shkrues te recetave te rimbursimit. Zhvillimi i shendetesise, dekadat e fundit, ka rrjedhur dhe evoluar ne nje mori nenspecies, secili i afte per te ditur thuajse cdo gje, mbi thuajse asgje, aq e ngushte eshte rrezja e veprimit te secilit mjek specialiteti. Me nje mjek te pergjithshem dispecer dhe nje specialist qe, jashte domenit te tij te vogel nuk di te shkruaje as dhe nje recete, nuk mund te kesh mjekesi te besueshme.
Vendimmarrje, hapesire dhe liri veprimi mjekut te pergjithshem, pa lene pas dore edukimin e tij te vazhdueshem profesional dhe testimet e shpeshta, per te pasur celesin e suksesit te mjeksise moderne dhe tharmin per te ringjallur figuara te besueshme profesionale e pse jo, humane.

Doktori im nuk eshte me sepse :

Shoqeria moderne ka kohe qe ka hequr dore nga nevoja per nje raport solid te konfidences dhe komunikimit ne te gjitha dejet e saj e per pasoje edhe ne mjeksi. Ajo cdo dite e me shume duket se po kontribon ne prishjen e “arkitektures se raporteve njerezore”. Pa kete raport besueshmerije dhe konfidencialiteti, midis mjekut dhe pacientit, ne rastin me te mire “gjella e gatuar“ do te jete pa kripe. Gjenerata e re, qe doktorin tim nuk e ka pare kurre dhe e ka te veshtire ta imagjinoje, e aq me shume te kete nostalgji, eshte mire ta dije qe dikur ai ka egzistuar dhe mund te ishte akoma, po te mos kishte rene viktime e vete zhvillimit.

Doktori im nuk eshte me sepse :

Ate e “vrau” Interneti. “Demokratizimi“ i dijes, lehtesia per te marre cdo lloj informacioni nepermjet Internetit, mundesite per shkembim opinionesh, pakenaqesite e te semureve nga raporti me mjekun dhe per kohen e pamjaftueshme qe ata i dedikojne atyre, bejne qe te semuret te shkojne fillimish ne Internet pastaj tek mjeku. Eshte rregulli i pare, sidomos per gjeneraten e re, qe per cdo problem mjeksor se pari ti drejtohen “doktor Google-it”. Zbehja e “superfuqise” se web-it, nepermjet modifikimit te raportit dhe kohes se dedikuar pacientit nga mjeku, do te kontribonte ne rikthimin e figures se mjekut.

Doktori im nuk eshte me sepse :

Ate e vrau teknologjija. Me progresin teknologjik ecuria e mjeksise eshte kushtezuar nga teknicizmi dhe racionaliteti, elemente te domozdoshem te nje mjeksie moderne, por, qe te vetme nuk mjaftojne per ate qe eshte akoma nje art i bere nga empirizmi, eksperienca dhe, per me teper, aftesia e kontaktit njerezor. Nuhatja klinike, talenti profesional, dhuntia analitike dhe sintetizuese egzistojne akoma dhe nuk mund te zevendesohet kurre me nje Skaner apo teknologji te tjera, sado moderne qofshin ato, mjaft te rendesishme, por qe te vetme nuk mund te zgjidhin problemet e te semurit. Promovimi dhe rigjallerimi i kultures se nje mjeksie me “humane”, ndertuar mbi kontaktin direkt midis mjekut dhe te semurit, edhe pse ne terren te nje teknologjije moderne, do ndihmoje qe mjeksia te rikthehet akoma me e sukseseshme.

Doktori im nuk eshte me sepse :

Ai vdiq se bashku me Ekspertin mjeksor. Ne reumatologji egziston nje sindrom qe quhet sindromi i lodhjes kronike. Dy vjet me pare Aleanca mbare-boterore e pacienteve argumentonte, ne sajtin e saj, se “…mjeket ne Amerike nuk dine ti mjekojne keta te semure”. Sa konfuzion sjell ky lloj fals “demokratizimi” i shkences, ku thuajse cdo njeri mund te hedhe balte mbi ekspertizen profesionale, duke nxitur keshtu nje skepticizem te thelle publik ndaj mjekut reumatolog apo mjekeve ne pergjithesi!
Natyrisht ky trend kunder ekspertizes mjeksore nuk ka lindur spontanisht. Ai eshte pasoje e trendeve kulturore te viteve 60, te grupuara nen rubriken e “postmodernizmit”, te cilat ne thelb perbenin nje levizje te drejtuar kunder “expertizes”. Sipas ketyre pikpamjeve “postmoderniste“ nuk ka te verteta te demonstrueshme objektivisht; cdo njeri qe pretendon te zoteroje te verteten e mendon veten me shume ekspert se kushdo tjeter, duke ndihmuar keshtu ne zbehjen e autoritetit tradicional dhe, ne kete rast, te ekspertizes se nje mjeku.

A mund ta rigjej doktorin tim?

” Doktor” Theodhosi nuk gjendet me. Ai egziston vetem ne koken e pacientit. Megjithate, ai mbetet nje reference esenciale qe zgjat me shume se nje jete. Im ate, gjithe jeten e tij kishte pasur vetem 2 referenca, Doktor Bahri Koplikun dhe Doktor Theodhosin. Une pata vetem Doktor Theodhosin, nderkohe qe fatkeqesisht vajza ime nuk ka asnje. Ndoshta asaj i ka mbetur vetem Dr. Haus-i, cka do te thote se bota, e sidomos gjenerata e re, ka nevoje per Dr. Theodhosin qe, heret a vone, do ta gjeje.

 

Postime të ngjashme

“Sterilizimi”/ Shtyhet gjyqi për ish-ministrin Ilir Beqaj, ja kur do të mbahet seanca e radhës
Asambleja e OBSH, ministrja Sala prezanton prioritetet e Shqipërisë në shëndetësi
'Çohu o dreq mos bëj si e sëmurë'/ Infermierja te Psikiatria keqtrajton pacientët, reagon QSUT: Rast i papranueshëm, janë marrë masa për punonjësen
Mashtronin njerëzit me ilaçe false për sëmundje të rënda, goditet rrjeti kriminal që operonte në 15 shtete të Europës
Shkarkohet drejtori i Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor! Ja kush emërohet
Çfarë dihet për rastet e hantavirusit të lidhura me shpërthimin vdekjeprurës në anijet turistike
PCOS tani quhet PMOS. Çfarë duhet të dini rreth ndryshimit të emrit dhe çfarë do të thotë kjo për kujdesin
Sterilizimi, shtyhet seanca ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj