Përgatiti për www.shendeti.com.al: Elena Beta
Shpesh produktet e shtrenjta që mund të përdorni për mirëmbajtjen e flokëve nuk vlejnë aq sa ushqimet që konsumoni. Këto janë disa nga ushqimet më të mira të cilat ju garantojnë flokë me shkëlqim dhe shuam ët shëndetshëm…
Vezët organike: janë të pasura me zink, squfur dhe kolinë (një substancë kjo e grupit të vitaminave B). Zinku rregullon masën e yndyrës në folikulë, squfuri i forcon flokët, ndërsa kolina i bën ato fleksibile.
Fiku: përmban shumë hekur, i cili stimulon qarkullimin e gjakut dhe stimulon rritjen e flokëve. Mungesa e hekurit është një nga problemet më të shpeshta me të cilin përballet çdo grua së cilës fillojnë t’i bien flokët, prandaj dieta me fiq është një mënyrë e shpejtë dhe efektive për t’ia kthyer dendësinë dhe forcën e mëparshme flokëve.
Lakra e kuqe: përmban anticianinë. Ky pigment i bën flokët të fortë dhe elastikë duke e reduktuar thatësinë e flokut pas ekspozimit në diell, por edhe pas përdorimit të kimikateve të cilat gjenden në disa shampo apo bojra flokësh.
Karrota: Perimet e pasura me vitaminë A nuk janë të shëndetshme vetëm për sytë. Karota është e dobishme edhe për flokë të shëndosha, të forta dhe që shkëlqejnë. Kështu që, nëse dëshironi flokë të shëndosha, është koha që të konsumoni ushqim të pasur me proteina, pemë dhe perime, drithëra integrale, fasule, peshk dhe produkte qumështore joyndyrore.
Bizelja: Përmban sasi të lartë të vitaminave dhe mineraleve, si hekur, zink, dhe vitamina të grupit B, të cilat janë të domosdoshme për flokë të shëndetshme.
Burimi: glamur / shendeti.com.al


