Doni të ju rriten flokët: Ja vajrat që duhet të përdorni

Përshtati në shqip: Daniela Burnazi

Flokët janë gjysma e bukurisë dhe si të tilla kërkojnë shumë kujdes. Të kesh flokë të gjatë, të shëndetshëm dhe me volum kërkon përkujdes të përditshëm. Fatmirësisht, në ditët e sotme mund të gjesh metoda të ndryshme për t’i mbajtur flokët e shëndetshëm. Disa nga opsionet më të mira janë vajrat natyralë, të cilët ndihmojnë në rritjen e flokëve dhe i mbajnë ato të shëndetshëm.

Më poshtë do të gjeni disa nga vajrat natyralë më të mirë për rritjen e flokëve.

Vaj i rozmarinës – Rozmarina dhe vaji i saj esencialë përdoren shumë në produktet kozmetike për rritjen e flokëve. Vaji i rozmarinës forcon rrënjët e flokut dhe stimulon në rritjen e tyre. Mjafton vetëm të hidhni pak vaj rozmarine në shampo dhe do të shihni rezultate të menjëhershme.

Vaji i kastorit: Për vite me radhë ky vaj është përdorur për të detoksifikuar dhe pastruar trupin. Por, shumë pak njerëz e dinë se ky vaj mund të stimulojë rritjen natyrale të flokëve dhe të mbajë lëkurën e kokës të shëndetshme.

Vaji i ullirit – Në listën e vajrave natyralë për rritjen e flokëve nuk kishte si të mungonte vaji i ullirit. Ky lloj vaji përmban yndyra të pangopura që rekomandohen për forcimin e flokëve, të lëkurës dhe thonjve. Ai përmban gjithashtu vitaminën E që ndalon rënien e flokëve,  i ushqen dhe ndihmon në rritjen natyrale të tyre.

Vaji i arganit – Ky vaj nga Maroku ka fituar shumë popullaritet këto vitet e fundit dhe është cilësuar si produkti i duhur për mirëmbajtjen e flokëve, Përdorimi i rregullt i vajit të arganit ndihmon në riparimin e flokëve dhe parandalon rënien e tyre.

Trajtime me vajra për rritjen e flokëve

Edhe pse të gjitha vajrat në vetvete janë shumë të mira për rritjen e flokëve, kombinimi i tyre së bashku jep efekt edhe më shumë. Më poshtë do të gjeni një trajtim natyral për rritjene flokëve duke kombinuar disa lloje vajrash.

Përbërësit:

½ filxhan vaj kastori (120 ml)

2 lugë çaji vaj avokado (10 ml)

1 lugë çaji vaj rozmarine (5 ml)

1 lugë çaji vaj livando (5 ml)

Përzieni të gjithë përbërëst në një enë xhami. Aplikojeni maskën me kujdes në kokë dhe mbajeni për rreth 1 orë. Më pas e lani kokën.

Postime të ngjashme

34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Cila është mosha ideale për të pasur një fëmijë sipas shkencëtarëve
Problemet me tiroiden tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë prindërit
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
Shkencëtarët zbulojnë se vaksina kundër gripit ka një efekt shqetësues në shëndetin e grave
Hipertensioni gjatë shtatzënisë i lidhur me rrezikun e kardiomiopatisë së zgjeruar
A mund të rrisin rrezikun e kancerit të gjirit produktet tuaja për kujdesin e lëkurës?
7 shenjat e endometriozës që një grua nuk duhet të injorojë kurrë