Reflekton zgjuarsi dhe thjeshtësi sapo e takon. Është shumë e dhënë pas punës, por nuk le pas dore asnjë moment as interesin për një jetë sa më të shëndetshme. Dorina Pinguli është vajza që ka hyrë në botën e biznesit dhe rrëfen për Shëndet Plus çdo detaj për shëndetin estetikën, aktivitetin fizik etj.
Emri juaj tashmë flet shumë për botën e biznesit. Madje disa nga bizneset që drejtoni kanë të bëjnë pikërisht me rëndësinë e mbajtjes së trupit në formë. A ka Dorina kohë të merret me veten edhe pse keni sipërmarrje të mëdha me aktivitetet tuaja?
Po, Te Stela Resort nisi si fillim nga restoranti stil beergarden, por nuk ishte fundi i një vizioni. Si investitoret e këtij resorti, të gjithë ishim entuziast dhe kishim si qëllim ti ofronim Tiranës një vend sportiv, ku të ndërtonim një sistem unik sportiv për të gjithë familjarët e sidomos te fëmijëve të tyre, jo komercial por edukativ. Edukata sportive, si ajo arsimore, mbillet që në moshë të vogël. Kështu u drejtuam te fëmijët, pasi është brezi i cili duhet te nisi këtë tradite sportive ne Shqipëri.
Personalisht kam qenë në shkollë basketbolli në 8-vjeçare, por përveç asaj më ka munguar disiplina e sportit në fëmijëri, sikurse të gjithë brezit tim. Mendoj që sporti është gjëja më me rëndësi sidomos te fëmijët, jo vetëm që të ndihmon dhe forcon fizikisht, por edhe mendërisht, pasi është provuar që fëmijët që janë marrë me sport kanë besim më të fortë në vetvete.
Unë gjithmonë kam qenë tip sportiv, dhe sporti ka qenë gjithmonë pjesë e rutinës time ditore sidomos kur kam qenë më pak e zënë me obligimet profesionale. Është e vërtetë që ka raste kur nuk i përkushtohem dot aq sa do kisha dëshirë, për shkak në natyrës së punës time (megjithëse pishinën dhe palestrën e kam 1 kat poshtë zyrës, por mund te them që nëse kam kohë për diçka atë e zë me sport.
Si e fillon ditën Dorina?
Dita ime zakonisht me mëngjesin, që e kam shumë të rëndësishëm, dhe në rast se nxitoj të paktën një gotë lëng grapë fruit. Nuk jam një nga ata që ngrihen shumë herët, mund të qëndroj vonë natën me lehtësisht sesa të zgjohem heret. Nga dreka shkëputem nga zyra, dhe zbres një kat më poshtë për të bërë palestër dhe më pas pak not. Ditë të tjera, i alternoj me pilates, por kryesisht noti më tërheq më shumë. Është për të qeshur, se megjithëse kam terë jetës që notoj, dhe mendoja se dija të nototja shumë mirë, tamam kam mësuar të notoj nën presionin e profesorëve tanë Z. Pavllo dhe Z. Sadik të cilët me thonin ” nuk të shikoj dot kur noton ashtu, duhet ta vesh dorën këtu….etj” kështu fillova edhe unë bashkë me të gjithë akademinë e notit, mësimet e para te notit profesional 🙂
A iu ndodh të shkoni për kontroll tek mjeku apo të kryeni analiza rutinë edhe kur nuk keni probleme shëndetësore?
Jam mjaft e orientuar pas të qenit të shëndetshëm, mendoj që ma ka injektuar ketë ime me 🙂 , sa i bie nga mbrapa ç’do detaji të vogël të saj. Bëj shumë kontrolle rutinë, dhe lexoj shumë për shëndetin dhe mjekësinë.
Mbani mend kur jeni sëmurë për herë të fundit dhe a keni përdorur medikamente?
Medikamente përdor shumë shumë shumë rrallë, për mos të thënë kur jam në gjendje shumë të rëndë që nuk ndodh shpesh. Përndryshe ç’do shqetësim tjetër, mundohem ta kaloj ose me çajra bimore, i duroj, ose me aktivitet. Kurse vitaminat i preferoj, i pi me sezone, sidomos ne sezone gripi ose në ato sezone të mbi ngarkuara me punë që nuk mund të ushqehem shumë mirë.
A bëni palestër për të mbajtur trupin në formë dhe sa kohë i kushtoni ushtrimeve fizike?
Po, merrem me shumë aktivitete të ndryshme fizike, pëlqej ti kombinoj ato. Preferoj notin, pasi mban në aktivitet pa i mbi lodhur të gjithë muskulaturën e trupit por jo vetëm. Noti është nga të paktat sporte, të cilët të krijojnë dhe rigjenerim mendor, duke u përqendruar te frymëmarrja dhe jo te ushtrimi, duke e “zbrazur” mendjen gjatë orës së stërvitjes. Pëlqej palestën për nxehjen e muskujve, më pas kaloj në pishinën time të preferuar për të vazhduar pjesë me aktive të fiskulturës. Më pëlqejnë me shumë sportet në ajër të pastër, si ecja sportive kur kam mundësi, ose dalja me biçiklete, jo aq shumë vrapi.
Po me produktet kozmetike si i keni marrëdhëniet. A jeni e fiksuar pas produkteve të shtrenjta?
Unë kam një lëkure të ndjeshme dhe pak “tekanjoze” e cila me ka bërë që ta ndjek gjithmonë pjesën e kozmetikës. Nuk mund të them që jam e fiksuar me gjërat e shtrenjta, përkundrazi është shumë e këndshme për mua kur gjej atë që kërkoj me çmim ekonomik, por ndodh që është e vështirë të gjesh cilësi lirë. Çmimi nuk është aspak vendimarrës për mua, nuk ndjek çfarë është në modë për kozmetikën, por marr një vendim të mirë edukuar duke u informuar shumë mirë me produkte dhe përbërjen e tyre kimike përpara se të blej një linje kremrash. Kërkoj gjithmonë ato me baza organike, pa porfumizuara, dhe me disa kritere anialergjike. Për sa i përket pjesës të makiazhit, nuk e përdor gati fare, të paktën në baza ditorë.
Të njëjtën frymë kam dashur të fus dhe në qendrën tonë të estetikës, ku ç’do shërbim bëhet me një linje kremrash të mirënjohur Franceze, ku klienti e provon dhe ka mundësinë të blejë dhe linjën e plotë peronale për përdorim të përditshëm në vazhdimësi.
Sa i takon ushqyerjes a keni ndonjë rregull apo hani çfarë të doni?
Ha c’fare te dua, por dhe lexoj shumë në lidhje me to. Marr revistat e fundit të ushqimeve të shëndetshme, pasi duke i lexuar gjithmonë rreth saj edukoj edhe sistemin e pëlqimit të ushqimeve. Kështu mundohem të orientohem rreth të ushqyerit shëndetshëm, normalisht nuk funksionojne gjatë një ditë të lodhshme dhe shumë të gjatë punë.
Po sa i takon trajtimeve popullore apo maskave të ndryshme me produkte krejt natyrale a i përdorni?
Trajtimet me baza organike, bimore, mjaltë, vezë, vajra etj, i pëlqej shumë. Kam përfituar shume receta të “çuditshme” nga miqtë e mi sipas traditës së tyre vendase, të cilat i kam provuar pothuajse të gjitha.
Sa i besoni thënies “Një mendje e shëndetshme qëndron në një trup të shëndetshëm” këtë duke e lidhur edhe me suksesin tuaj në biznes?
Patjetër, i besoj deri në fund. Kur trupi vuan, mendja vuan, e vërtetë është edhe e anasjellta. Të dyja janë të pa ndashme dhe nëse je jo e shëndetshme do kesh shumë limitime si fizike ashtu dhe mendore. Meqenëse e lidhe me biznesin, në fushat profesionale është akoma më shumë e rëndësishme të qenit të shëndetshëm pasi biznesi, në Shqipëri sidomos, kërkon energji the mëdha si fizike ashtu dhe mendore, nëse nuk gjen një mënyrë ti mirë ushqesh dhe ti riperterish ato, kalon në amortizimin e tyre. Punët kërkojnë energji, përqendrim, shkathtësi, porganizim dhe te gjitha këto në një intensitet shumë të lartë.
A do të realizoni ndonjëherë ndërhyrje plastike në trupin tuaj dhe a jeni dakord ju me këto ndërhyrje?
Përgjithësisht jam person shumë natyral edhe tualet nuk bëj gati fare në baza ditore, vetëm për evente edhe ne ato raste nuk e bëj vetë se nuk di.
Ndërhyrjet plastike jam dakort në momentin që ajo pjesë e trupit kthehet në një pengesë mendore, e cila e pengon për të arritur një qëllim. Nuk paragjykoj aspak askënd, por nuk më pëlqen kur ndërhyrjet plastike kthehen në qëllim në vëtetë ose kur bëhen në bazë emocioni momenti (sikundër i karakterizon moshat e reja).
Personalisht, pse jo, e shikoj veten të bëj ndonjë ndërhyrje në një moshë që do ta gjykoj si të nevojshme.
Keni ndonjë mesazh për gazetën Shëndet Plus dhe për të gjithë lexuesit e saj?
Kujdesuni shumë për shëndetin tuaj, mos u përpiqni të jeni të dobët, por të jeni të shëndetshëm. I qenit të shëndetshëm është pjesa më atraktive te secilit, moda e saj nuk do iki koha kurrë. Bëni sa më shumë sport!


