Dosja për koncesionin e sterilizimit/ Kërkuan masë më të lehtë sigurie, Gjykata jep vendimin për ish- Zv. ministrin e Shëndetësisë dhe biznesmenin

Gjykata ka lënë në qeli për ish ZV. ministrin e Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj, si edhe disa prej të akuzuarve të tjerë për dosjen e sterilizimit, të cilët kërkuan masë më të lehtë sigurie.

Seanca për 6 nga 8 personat e akuzuar për këtë dosje, të cilët kanë ankimuar masat e sigurisë të dhëna nga Gjykata e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar u mbajt ditën e sotme (4 shtator).

Ish-zv.ministri i Shëndetësisë Klodian Rjepaj, biznesmeni që fitoi tenderin Ilir Rrapaj, Marsela Serjani, Saimir Kadiu, Arben Gjata dhe Genc Burazeri ankimuan masat në Apelin e Posaçëm.

Por togat e zeza nuk e pranuan ankimimin, duke i lënë në qeli.

Njoftimi i Gjykatës:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtarja Nertina Kosova, sot më 04.10.2023, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 43 akti, datë 26.09.2023 regjistrimi, regjistruar mbi ankimet e personave nën hetim A.Gj., G.B., I.R., K.R., M.S., S.K., ndaj vendimeve nr. 49, datë 23.06.2023 dhe nr. 102, datë 18.08.2023 (në lëndë të masave të sigurimit personal) të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dhe vendosi:

– Miratimin e vendimit nr. 102.akti datë 18.08.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për personin nën hetim K.R

– Miratimin e vendimit nr. 49, datë 23.06.2023 dhe vendimit nr. 102.akti datë 18.08.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për personin nën hetim I.R

-Miratimin vendimit nr. 102.akti datë 18.08.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për personin nën hetim M.S

-Miratimin e vendimit nr. 49, datë 23.06.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për personin nën hetim S.K

– Miratimin vendimit nr. 102.akti datë 18.08.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për personin nën hetim G.B

-Miratimin vendimit nr. 102.akti datë 18.08.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për personin nën hetim A.GJ

 

Postime të ngjashme

E sëmura me kancer në protestë: Jep para për koncert dhe nuk rimburson ilaçet tona
5 kura shtëpiake për pickimet e mushkonjave
5 mënyra për të mbajtur kockat tuaja të forta pas moshës 50 vjeç
5 arsye pse pjeshkët nuk duhet të mungojnë në dietën tuaj
Çfarë duhet të dini para një ndërhyrjeje estetike? | Podcast me Dr. Tani Asqeri
“Mos e nënvlerësoni” – Mjeku: Kujdes nga infeksioni i Impetigos, ja shenjat dhe mënyrat e trajtimit
Çfarë i bën mëlçisë tuaj konsumi i kafesë
Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes