Dozat e larta të këtij ilaçi ju rrezikojnë nga diabeti

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Dozat e larta të statinëve rrisin me 50% rrezikun e zhvillimit të diabetit tek të moshuarat, ka zbuluar një studim i ri.

Këto ilaçe shumë të diskutueshme përdoren nga miliona njerëz për uljen e kolesterolit, edhe pse janë të vetëdijshëm se shkaktojnë efekte anësore.

Shkencëtarët australianë kanë kryer studimin e parë të këtij lloji i cili fokusohet tek efektet anësore të statinëve tek më shumë se 8000 gra pensioniste.

Shkencëtarët zbuluan se të moshuarat kanë 33% më shumë gjasa që të preken nga diabeti nëse marrin statinë. Rreziku rritet me më shumë se 50% për ato që marrin doza të larta të këtyre ilaçeve.

“Zbuluam se thuajse 50% e grave në të 70-tat dhe 80-tat në studim merrnin statinë, dhe 5% e tyre ishin diagnostikuar me simptoma të para të diabetit”, tregon dr. Mark Jones, profesor në Universitetin Queensland, në Australi.

“Statinët rekomandohen gjerësisht në këtë grupmoshë, megjithatë janë bërë shumë pak teste klinike për të treguar efektet e tyre tek gratë e moshuara”.

Këto ilaçe përdoren për uljen e rrezikut të zhvillimit të sëmundjeve kardiovaskulare, si ataku në zemër apo goditja në tru.

Studimi, i publikuar tek revista ‘Drugs and Ageing” , është bazuar tek të dhënat e vëzhguara nga mbi 8000 gra të lindura mes viteve 1921-1926. Ato janë monitoruar rregullisht si pjesë e studimit të “Women’s Health Australia”.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

U plagos me plumb gome në sy gjatë protestës, MSHMS: Erjon Vishkulli kalon me sukses operacionin në Romë
Check-up falas për qytetarët, por sa kushton për buxhetin e shtetit?
Minutat e errësirës dhe paniku për jetën e pacientëve! KLSH zbulon faktin e rëndë, Trauma ka vetëm 1 gjenerator në punë dhe pa servis
U lëndua në sy gjatë protestës në Tiranë, Prokuroria e Tiranës nis hetimin për Erjon Vishkullin
“Në Itali kanë çuar familja dhe miqtë, jo shteti”/ Rama i përgjigjet motrës së protestuesit: Iniciativën e mora unë, i kam uruar të shkuara para se të nisej
Çfarë ndodh me foshnjën nëse diabeti i shtatzënisë nuk mbahet nën kontroll
13 të lënduar pas protestës në Tiranë! Si paraqitet gjendja e të riut të goditur në sy
Diabeti në shtatzëni vazhdon edhe pas lindjes apo ndërpritet