Dr. Arjan Harxhi në Turqi me Covid, bashkëshortja: E kemi çuar me shpenzimet tona, asgjë nga shteti

Që nga fillimi i pandemisë së Covid rastet e mjekëve të prekur nga koronavirusi janë në rritje, pasi janë edhe në vijën e parë duke “luftuar” me virusin e rrezikshëm.

Lajmi se nga Covid-19 u prek edhe Arjan Harxhi një prej mjekëve infeksionist në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” dhe që prej kohësh drejtonte edhe spitalin Covid3, solli shqetësim jo vetëm për bluzat e bardha, por edhe familjarë e të afërt.

Harxhi u nis për kurim në Turqi, ku edhe aktualisht po merr shërbim mjekësor për koronavirusin.

Ndërkohë Erjona Shehu, bashkëshortja e mjekut Arjan Harxhi, thotë se të gjitha shpenzimet i ka mbuluar familja.

Ky reagim i saj vjen pas lajmeve të shpërndara nga disa media, se mjeku ishte dërguar në Turqi me fondet e Ministrisë së Shëndetësisë.

“Prof. Arjan Harxhi, i cili bëri një forme agresive të Covid-19, për shkak të ekspozimit të madh karshi Covid-19, është dërguar në Turqi me shpenzimet e familjarëve të tij. Në asnjë moment nuk kemi prekur fondet e taksapaguesve shqiptarë! Ndaj të shqetësuarit le të qetësohen. Nuk i kemi borxh asnjë qindarkë dhe asnjë moment jetë askujt”, shkruan ajo.

Reagimi i plotë:

Te nderuar miq!

Prej dates 6 janar, ne media u be publik nje lajm I PAVERTETE, sipas te cilit Prof. Arjan Harxhi u dergua per kurim per Covid 19 ne Turqi me fondet e Ministrise se Shendetesise.

Prof. Arjan Harxhi, i cili beri nje forme agresive te Covid 19, per shkak te ekspozimit te madh karshi Covid 19, eshte derguar ne Turqi me SHPENZIMET E FAMILJAREVE te tij. Ne asnje moment nuk kemi prekur fondet e taksapaguesve shqiptare! Ndaj te shqetesuarit le te qetesohen. Nuk i kemi borxh asnje qindarke dhe asnje moment jete askujt. Interesi per jeten e nje njeriu te semure rende, per shkak te profesionit nuk u shpreh qofte dhe me nje telefonate interesi. Ky lajm shqetesoi nje familje te tere dhe mbi te gjitha 2 femije qe per mbi 10 muaj degjojne vetem per Covid 19 dhe zgjohen ore pa ore nga telefoni i babait te tyre, i cili ne cdo moment i eshte gjendur prane kujtdo.

Kushdo letyre politike, qe ka dashur te perfitoje nga ky lajm i genjeshtert i them: Ju kam lene Zotin!

Per te gjithe miqte tane: fjalori njerezor nuk ka mjaftueshem fjale per mirenjohjen! Per deshiren tuaj per te na qene prane ne momentin me te veshtire te familjes sone me oferta si financiare e deri per te na ofruar kujdes per femijet, trsnsport etj etj, mund tu themi vetem: ju kemi ne Zemer!

Postime të ngjashme

Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet
Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve
INSTAT: Bien vizitat për fëmijët dhe nënat në konsultore në 2025! Ja arsyeja
Ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj mbërrin në GJKKO