Kryefaqja Aktualitet Dr. Armand Shehu: Rritet numri i fëmijëve me autizëm në vendin tonë,...

Dr. Armand Shehu: Rritet numri i fëmijëve me autizëm në vendin tonë, kanë nevojë për kushte trajtimi

0
Shpërndaje

Patologjitë më të shpeshta neurologjike nuk prekin vetëm të rriturit por edhe fëmijët. Disa pataologji bien në pah që në vegjeli për tu diagnostikuar. Mund të përmendim, epilepsinë e cila mbetet sëmundja kryesore neurologjike e cila prek fëmijët. Epilepsia është përcaktuar si dy ose më shumë kriza konvulsive të paprovokuara.

Në një intervistë për gazetën “Shëndet Plus” mjeku neuro-pediatër Armand Shehu tregon më shumë rreth këtyre patologjive tek fëmijët.

Gjithashtu, i pyetur a kemi pasur fëmijë me probleme neurologjike por që janë infektuar me COVID-19, ai shprehet që po. “Shtatë raste me post- COVID-19 të cilët kanë kaluar edhe në encefalite autoimmune, e cila është një sëmundje goxha e rëndë.  Kjo është sëmundje akute e cila ka patur një provokim nga COVID-19. Covid-19 një prej komplikacioneve ku veç mushkërive prek dhe trurin. Këto fëmijë janë trajtuar në klinikën e pediatrisë. Janë në gjendje të mirë shëndetësore”.

Doktor, cilat janë patologjitë neurologjike më të shpeshta që shfaqen tek fëmijët?

Epilepsia zë vendin e parë, CFL-të ose ndryshe dhimbjet e kokës, cregullimet e spektrit autik. Këto tre sëmundje janë patologjitë neurologjike më të shpeshta që shafqen tek fëmijët.

 Në cilën moshë zbulohen këto sëmundje që ju përmendët?

Epilepsia mbetet sëmundja kryesore neurologjike. Epilepsitë mund të fillojnë që nga mosha 0-15 vjeç. Mosha më e zakonshme për epilepsitë është 3-10 vjeç.

A janë të njohura shkaqet e epilepsisë?

Një pjesë e tyre është idiopatike. Ne i themi idiopatike, pa shkak, kur nuk kanë një shkak të njohur është me origjinë gjenetike. Ose sëmundja është e trashëguar ose ka ndryshime gjenetike.

Çrregullimet e spektrit të autizmit është midis moshës 2.5 -3 vjeç që vendosim diagnozën. Fillimi i kësaj sëmundje është që në moshën 1 vjeç e gjysmë kur fëmija:

  • pakëson fjalorin, ose humbet fjalët,
  • ndryshon sjellje,
  • bëhet indiferent,
  • nervoz,
  • agresiv,
  • nuk zbaton komandat.

Vjen një moment që këto agravohen. Në këtë fazë ne i quajmë elemete të autizmit. Nëse këto elemente përforcohen më shumë dhe shtohen deri ne moshën 2.5-3 vjeç atëherë vendosim diagnozën autizëm ose çrregullimet e spektrit autik i cili është një term më përmbledhës.

CFL-të ose dhimbjet e kokës janë të shpeshta tek fëmijët pas moshës 5-15 vjec. Janë faktorët psikologjikë ata që ndikojnë. Pasi kalon dekadën e parë të jetës është migrena, stresi, mekanizmat hormonal etj.

A ka shërim epilepsia?

Epilepsia është sëmundje kronike e sistemit nervor qëndror, e cila ka shërim .Nëse më përpara nuk ka patur medikamente, tani mjekohet shumë mirë. Por ka dhe forma të epilepsisë që janë të vështira, siç janë sindromat epileptike, ku veç epilepsisë  pacienti mund të ketë edhe një anomaly të lindur të trurit. Në përgjithësi sindromat nuk kanë ecuri të mire, nuk i rrezikohet jeta por i prishet cilësia e jetës. Këta fëmijë mund të mos jenë të aftë për në shkollë, mund të kenë vështirësi në të folur, mund të jenë agresiv, të dhunshëm. Minimumi i trajtimit është dy vjet. Por ka patur edhe fëmijë që kanë marrë edhe 10 vite mjekim.

Referuar statistikave por edhe praktikës suaj të përditshme, a mund të themi që ka një shtim të numrit të fëmijëve me epilepsi vitet e fundit?

Kemi shtim të rasteve dhe është një trend në rritje. Mund të ketë dhe shkaqe rrethanore. Një shkak është përdorimi i mjeteve elektronike, dritat e forta të cilat provokojnë kriza konvulsive dhe mund të shpërthejë një epilepsi. Lodhja, pagjumësia, stresi janë disa faktorë. Periudha e pandemisë ka krijuar një stres të madh. Pandemia ka rritur mundësinë që fëmijët të harxhojnë më shumë kohë dhe më shumë kontakt me paisjet teknologjike dhe tejkalimi i masës sjell pasoja.

A kemi patur fëmijë me probleme neurologjike por që janë infektuar me COVID-1

9?

Po. 7 raste me post- COVID-19 të cilët kanë kaluar edhe ne encefalite autoimmune, e cila është një sëmundje goxha e rëndë.  Kjo është sëmundje akute e cila ka patur një provokim nga COVID-19. Covid-19 një prej komplikacioneve veçse mushkërive prek dhe trurin. Këto fëmijë janë trajtuar në klinikën e pediatrisë. Janë në gjëndje të mirë shëndetësore.

Sa është numri i fëmijëve me çrregullimet e spektrit autik në Shqipëri?

Ne nuk kemi statistika! Por një gjë është e sigurt që shumë fëmijë me autizëm shoqërohen me epilepsi. 27-30% e fëmijëve me autizëm kalojnë epilepsi të formave të ndryshme, sepse epilepsinë e kemi në forma të ndryshme.

Kemi shtim apo pakësim të rasteve të fëmijëve autik?

Po kemi një rritje të fëmijëve të spektrit autik në vendin tonë. Kemi shumë shkaqe që e “akuzojnë” autizmin por nuk mund të themi një shkak të saktë. Edhe nëse nëna bën EKO-n prenatale nuk e përcakton dot nëse fëmija është autik ose jo sepse nuk ka deformime trupore.

A ndihmon terapia në përmisimin e tyre?

Po, ndihmon.

Autizmi nuk zgjedh, prek të gjitha shtresat e shoqërisë. Por në vendin tonë mundësitë janë të pakta. Është vetëm një qendër kombëtare për fëmijët autik, dhe kjo është për fëmijë nga 0-6 vjeç. Pasi kalojnë moshën 6 vjeçare nuk mund të shkojnë më. Shumë familje detyrohen ti dërgojnë në privat. Ka dhe nga ato që nuk kanë ndihmë ekonomike dhe nuk mund të ndjekin terapinë.

Kur rriten këta fëmijë shfaqin dhe simptomat psikiatrike, bëhen të dhunshëm, agresiv, bëhen të frikshëm edhe për familjarët e tyre. Duhet ti krijohen kushte dhe jo ti mbyllim brenda 4 mureve. Këto duhet të jenë nën kontrollin e një grup multidisiplinar mjek, inefrmier, psikolog, terapsit, psikiatër. Në vendin tonë mungojnë këto institucione. Duhet të ndërtohen institucione që mbulojnë moshën 6 vjeç e lart. Këta fëmijë pësojnë një klinikë të çuditshme, kanë edhe çrregullime psikiatrike dhe duan qendra speciale vetëm për ato. Këto qendra duhet të ndërtohen jashtë qyteteve, në periferi, të ketë natyrë. Natyra ju bën shumë mirë, është vënë re që dalja në natyrë ju ul simptomat, i afron drejt normales. I vetmi shpëtim është terapia.

A ka prindër që nuk e pranojnë që fëmija i tyre është më crregullime të spektrit të autizmit?

Po ka prindër që nuk e pranoijnë dot faktin që fëmija i tyre është autik.

 

 

 

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here