Dr. Blerta Gjoni: Si shfaqet Covid-19 tek fëmijët dhe ndikimi në lëkurën dhe në rënien e flokëve tek të rriturit

Bisedoi: Desara Çela

Virusi COVID-19 godet sistemin mbrojtës imunitar, ku përveç sëmundjes akute që ajo shpreh, me problematika që i ndjekin infeksionistët dhe pneumologët, po shtohen raste postCOVID me probleme të lëkurës. Janë parë raste kur pacienti nuk ka pasur më parë probleme me lëkurën, ndërsa pasi kanë kaluar COVID-19 u janë shfaqur simptoma.

E kontaktuar nga gazeta Shëndet plus, mjekja dermatologe Blerta Gjoni shprehet se:

Më shpesh problemet postCOVID i kemi parë tek rënia e flokut, herpes zoster, herpes simplex, të tëra llojet e viruseve që janë të pranishme në organizëm por që kanë një sistem mbrojtës. Në momentin që sistemi mbrojtës është luhatur nga virusi menjëherë kanë dalë në pah. Këto probleme po i vërejmë edhe tek fëmijët.

Shenjat që po vërejmë më shumë tek fëmijët janë rikthimi i alergjizimit të lëkurës. Ulja e sistemit mbrojtës tek fëmijët mund të jenë sinjale shoqëruese për COVID-19 edhe pse fëmija nuk shfaq simptoma të tjera, por ja jep në lëkurë. Kemi vënë re Herpes simplex, një infeksion shumë i shpeshtë virusal. Kjo sëmundje paraqitet në formë të një grupi flluskash të vogla që dalin në buzë ose rreth gojës. Lëkura rreth këtyre flluskave zakonisht është e pezmatuar (e skuqur, e ënjtur dhe e dhimbshme).

Pasi e shikojmë fëmijën, e dërgojmë për të bërë ekzaminime të tjera tek infeksionisti-pediatër. Jemi shumë të vëmendshëm kur një fëmijë nuk ka asnjë arsye për të shfaqur një simptomë të sëmundjes së lëkurës, e theksoj e formës jo tipike që ne shikojmë çdo ditë, e dërgojmë tek mjeku specialist për një konsultë.

Pata një rast me nje fëmijë me herpes simplex dhe e rekomandova tek mjeku infeksionist-pediatër për ta parë nëse fëmija është me COVID-19 apo post. Herpesi simplex nuk ka qenë kaq i shpeshtë tek fëmijët. Këtë vit është më i shpeshtë se vitin e kaluar, dhe mendojmë se mund të jetë një sinjal nga COVID-19.

Gjithashtu rënia e flokut po vërehet tek të gjitha grup-moshat. Kemi raste edhe në moshën mbi 60 vjeç që kanë probleme me rënien e flokut, ku më përpara tek mosha e madhe nuk ishte ky problem.

Prania e mykut, rënia e thonjëve tek personat postCOVID. Kjo vjen edhe si pasojë e ilaçeve të marra për  COVID-19. Një pacient i imi që kishte qëndrruar 5 javë i shtruar tek spitali COVID1 erdhi me prani mykotike të thoit, kjo e shkaktuar nga marrja e antibiotikëve (për ti shpëtuar jetën ai duhet ti marrë antibiotikët). Kemi një shtim të rasteve postCOVID që kanë këto problem.

Unë si mjeke dermatologe jap një këshillë për njerëzit: Respektoni distancën fizike, mbajtja e maskës është e domosdoshme edhe pse ne disa raste krijon probleme me lekurën si dhe kujdesn me higjenën e duarve. Këto të treja duhet të respektohen në mënyrë rigoroze.

 

Postime të ngjashme

Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025
Inaugurohet materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë’, Sala: 1.2 mld lekë investim
Paradoksi i shëndetësisë shqiptare: Të parët në Ballkan për shpenzimet spitalore, të fundit për financimin publik
60 kursantë të Akademisë së Sigurisë në spital me simptoma helmimi, Policia: AKU ka marrë mostra të ushqimeve të konsumuara
Helmohen sërish kursantët e Akademisë së Sigurisë, 30 persona përfundojnë në spital
I nxehti ekstrem, kush janë kategoritë më të rrezikuara
Ndahet nga jeta doktori i njohur pediatër Edi Tushe
Trump thyen rekordet, 22 specialistë marrin pjesë në kontrollin e tij mjekësor