Dr. Lluka Heqimi: Mbipesha, shkaqet dhe si mund të trajtohet

Doktor Lluka Heqimi, pjesë e stafit “Te Stela Resort“, flet lidhur me obezitetin, shkaqet dhe ç’mund të bëhet.

lluka heqimi

Dr. Lluka Heqimi duke u konsultuar me pacientet fituese të konkursit “Të dobësohemi shëndetshëm”

Doktor, obeziteti është një problem mbarëbotëror, a e ka fajin vetëm kequshqyerja?

Obeziteti është një problem në kompleksitet. Një ndër problemet kryesore është mungesa e aktivitetit fizik.

Erdhi një kohë kur njerëzit filluan t’i bëjnë të gjitha lëvizjet ulur. Kështu filloi obeziteti. Edhe sot e kësaj dite ne këtë lloj sëmundje e trashëgojmë.

Lum ai që e le makinën pak larg, lum ai që ngjit 3 kate dhe zbret 5 kate, lum ai që nuk ka vese.

Cilat janë veset? Duhani, alkooli dhe të ngrënët.

Sigurisht që njeriu ka lindur për të bërë festë. Por jo çdo ditë. Kjo festë është e përcaktuar të jetë e rrallë. Mund të festosh 1 herë në javë, por ditët e tjera mban një rregull. Pastaj, veç aktivitetit fizik, e rëndësishme është të ushqyerit.

A mundet shqiptari të largohet nga dietat mesdhetare? Jo, kurrsesi! Ne jemi rritur në Mesdhe dhe do të trajtohemi me dietat mesdhetare. Jemi tipa mesdhetarë dhe do të ushqehemi si mesdhetarë.

Nuk është vetëm problemi i dëshirës që ke për të ngrënë, por edhe i atyre që merr. Ju e dini që pjesa më e madhe e ushqimeve sot janë me anabolizante, me hormone. Bota shtohet dhe ushqimi duhet të shtohet. Këtë rrugë ka gjetur shkenca. Rruga është krejtësisht e gabuar.

Po si ka mundësi që obezë janë të rinjtë, dhe jo të moshuarit?

I riu abuzon. Abuzon në çështjen e palëvizshmërisë, abuzon në alkool , abuzon në duhan. Abuzon edhe me drogat. Në fakt, abuzuesit e drogave janë më të dobët. Sepse u ikën oreksi. Po të jenë të kombinuar alkooli me drogën, rrezikojnë edhe të vdesin.

Pse ndodh që disa obezë, pavarësisht se mbajnë dieta drastike, nuk bien nga pesha?

Vendi ku konsumohet energjia, është muskuli. Obezi ka pak muskul. Ai nuk e kupton që nuk mundet të bjerë nga pesha si rezultat i mbajtjes së dietës. E kam provuar edhe vetë. Për shkak të një pune që më detyroi të qëndroja ulur, u bëra obez. Duhen muskujt. Atëherë u futa në palestër, bëra pak muskuj dhe fillova ta ndiej rënien nga pesha.

A mund të ketë midis personave që abuzojnë në kushte shtëpie…

“Te Stela Resort“, përmes programit “Të dobësohesh shëndetshëm”, ne po krijojmë një model. Ndodh që qendrat komerciale të rrëzojnë menjëherë disa kile, por organizmi është shumë i zgjuar. Ti e bën rënien në mënyrë brutale, dhe ai i bindet brutalizmit. Në një kohë të caktuar këta njerëz fillojnë e hipin mbi peshën fillestare, fillon një uri e shfrenuar që nuk ke çfarë i bën.

Ne nuk rekomandojmë që njeriu të bjerë më shumë se 700 gramë në javë. Ne nuk lejojmë që sauna të përdoret për të rënë nga pesha. Sepse është eliminim dhe prishje e raporteve të ujit në organizëm. Ne pas saunës këshillojmë të pish ujë.

Parimi ynë kryesor është: ke etje, pi ujë. Etja është shenjë, por nuk është shenjë e plotë. Sportistëve u këshillojmë që para ndeshjes të marrin një gotë me ujë. Ta pinë, kanë apo nuk kanë etje.

Postime të ngjashme

Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, ISHP: Ulet vdekshmëria, ja qarqet me incidencën më të lartë
Vitamina D3: Përfitime për shëndetin dhe si ta merrni në mënyrën e duhur
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi