Numri më i madh i mjekëve të sëmundjeve infektive është në shërbimin infektiv në Qendrën Spitalore Universitare të Tiranës, i cili prej afro 2 vitesh është përballur me një ngarkesë të pazakontë pune. Në spitalet e tjera, numri i mjekëve të sëmundjeve infektive është shumë i kufizuar.
Rreth 60 mjekë dhe infermierë humbën jetën pas infektimit me covid-19, gjate valës së parë të pandemisë, duke lënë një boshllëk të madh në sistemin shëndetësor, si në Tiranë ashtu edhe në rrethe.
Referuar shifrave të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ku vetëm gjatë 24 orëshit të fundit u raportuan, 1079 raste të reja, 5 humbje jete dhe 152 të shtruar në spitale, situata duket shqetësuese. Shqipëria mund të përjetojë një valë të re pandemie, ashtu sikurse ishte folur edhe nga ekspertët.
Por, sa është numri i personelit mjekësor që kemi gati për të përballuar këtë valë pandemie, i cili është shumë më i lodhur për shkak të punës me orare të zgjatura, prej muajsh ( vitesh).
Një raport studimor i publikuar nga Shoqata Together for Life, me mbështjen e Fondacionit Westminster për Demokraci, i titulluar ‘Në gjurmën e parave të Covid-19’, zbardh këtë të dhënë, si më poshtë:
Doktorët e familjes: 1,561
– Mjekë specialistë në Shërbimet e Kujdesit Shëndetësor Parësor: 310
– Doktorë në spitale: 1,979
– Mjekë në institucione të tjera (institucione shëndetësore, spitale private, njësi lokale të kujdesit shëndetësor etj.): 827
Doktorë në total – 4677
– Infermierë në Shërbimet e Kujdesit Shëndetësor Parësor: 6,950
– Infermiere në spitale: 5,400 Infermierë në total
– 12,350 Të dhënat e mëposhtme janë për personelin mjekësor:
– Epidemiologët: 134 (rreth 5 epidemiologë për 100,000 banorë) – Infeksionistët: 61 (rreth 2 Infektolog për 100,000 banorë)
– Anestezistët dhe kujdes intensiv: 114 (rreth 4 anestezistë për reaminacion për 100,000 banorë).
Këto të dhëna u përgatitën nga Shoqata Together for Life, me mbështetjen e Fondacionit Westminster për Demokraci.

