Drejtoresha e Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor: Kemi marrë masa administrative ndaj 108 subjekteve

Inspektorati Shtetëror Shëndetësor ka vijuar deri me tani inspektime të vazhdueshme për verifikimin dhe respektimin e masave kundër COVID– 19. Drejtoresha e Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor, Vjollca Braho u shpreh në një lidhje të drejtëpërdrejtë për Euronews Albania se pjesa më e madhe e subjekteve i kanë zbatuar masat që duhet të merrnin.

“Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor duke filluar nga data 12 mars e deri më sot ka kryer 38940 monitorime dhe inspektime. Fokusin kryesor e kemi patur te të gjitha subjektet, të cilat ishin të përcaktuara që duhet të ishin të mbyllura si lokalet, kafet, baret apo restorantet. Sipas akteve normative të përcaktuara nga Këshilli i Ministrave dhe vendimet e nxjerra nga Ministria e Shëndetësisë kemi inspektuar të gjithë këto subjekte. Pjesa më e madhe e tyre i kanë zbatuar masat, por njëkohësisht kanë qenë edhe 108 subjekte, ndaj të cilave janë marrë masa administrative, janë gjobitur për shkeljet që kanë patur gjatë aktivitetit të tyre”, tha Braho.

Ajo gjithashtu tregoi për masat e marra ndaj disa subjekteve që nuk kanë zbatuar rregullat.

“Kanë qenë 12 kafene, bare dhe restorante, të cilat kanë qëndruar të hapura në momentin që duhet të ishin të mbyllura. Kemi marrë masa administrative për 16 fasoneri, të cilat nuk kanë zbatuar kushtet higjeno-sanitare si dhe masat mbrojtëse për të gjithë punonjësit e tyre, si maskat, dorezat apo dezinfektimi, largësia që duhet mbajtur mes punonjësve etj. Kemi marrë masa administrative dhe për 26 markete, 9 farmaci. Këto shifra i referohen marrjes së masave në të gjithë vendin”, u shpreh Braho.

Drejtoresha e Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor tregoi dhe se si do të vijojë inspektimi për subjektet pas hapjes së një pjese të madhe të tyre më datë 27 prill.

“Ministria e Shëndetësisë ka nxjerrë urdhëresat, është përcaktuar edhe protokolli jeshil, për të gjithë subjektet që do të hapin aktivitetet e tyre. Të gjithë inspektimet bëhen përmes portalit e-albania. I gjithë informacioni i kalon në mënyrë elektronike inspektoriatit qëndror apo ministres së Shëndetësisë, ndërsa pjesa e monitorimit bëhet me sy, për të parë nëse subjektet janë të hapura apo të mbyllura”, tregoi Braho.

Burimi: Euronews

Postime të ngjashme

Administrata e Trump bën gati planin, hiqet vaksina e Covid-19 për fëmijët dhe gratë shtatzëna
Vaksina anti-Covid ofron 80 % mbrojtje, Bino: Kush rrezikojnë më shumë nga virusi
Studimi i ri: Gargara me ujë të kripur mund të largojë Covid-in
Dy vaksina në një ditë/ Personeli shëndetësor vaksinohet për gripin dhe Covid-in
Variant/e Covid-19, grip stinor apo te dyja?
covid
“COVID-i i gjatë” mund të shkaktojë anomali në organet kryesore! Çfarë tregon studimi i ri, si ka ndikuar koronavirusi tek veshka, mushkëritë e truri
Turizmi shtoi virozat/ Në qendrën shëndetësore të Divjakës këtë vit u trefishuan pacientët
A po kthehet COVID-19? Mjeku: Qarkullim më të lartë në vjeshtë, të njëjtat simptoma