Drejtoresha e ISHP-së: Durrësi nuk është vatër meningiti, kujdes nga shenjat e sëmundjes

Shfaqja e rastit të dytë me meningit brenda disa javësh  në qytetin e Durrësit , ka alarmuar popullatën dhe  prindërit në mënyrë të veçantë. 14-vjeçari i sjellë me urgjencë në shërbimin infektiv  në QSUT rezultoi i prekur nga bakteri Nisseria Meningitis, i cili shkakton sëmundjen e meningitit.

Edhe pse mjekët flasin për një përmirësim të lehtë të gjendjes së tij, ende nuk mund të thonë nëse e kaloi rrezikun. Sipas Institutit të Shëndetit Publik, 14-vjeçari është i prekur nga forma agresive e meningitit, edhe pse sipas tyre, ky rast nuk ka lidhje epidemiologjike me 17-vjeçaren nga Durrësi,  që humbi jetën nga kjo sëmundje në muajin dhjetor.

“Duke vlerësuar  ë gjitha kontaktet që ka pasur nga 7 shkurti, ne nuk kemi asnjë rast të ri të dyshuar në lidhje me kontaktet e ngushta me këtë rast në Durrës. Nuk ka lidhje epidiemologjike të rastit të parë dhe rastit të dytë. Nuk mund të themi absolutisht që kemi një vatër epidemologjike në Durrës, që favorizon shfaqjen e rasteve të nëpasnjëshme”, shprehet Eugena Tomini, drejtoreshë e ISHP-së, për A2 Televizion.

Por prindërit e nxënësve të shkollës “Eftali Koci” ku u konfirmua rasti me  meningit po refuzojnë t’i dërgojnë fëmijët në shkollë.

Eugena Tomini, drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik tregon se 30% e individëve janë mbartës të bakterit të meningitit. Edhe pse nuk shfaqin shenja ata mund ta transmetojnë te persona të tjerë .

Por si t’i dallojmë shenjat e meningitit në këtë periudhë të ngarkuar me viroza?

Sëmundja e meningitit shkaktohet nga disa forma të bakterit, por ato që janë më të rënda deri në humbje jete janë nëntipet B dhe W135.

Rrezikun nga meningiti shumë shtete europiane e kanë zgjidhur përmes vaksinës e cila kryhet pas moshës dy vjeç.

Shqipëria nuk e ka në kalendarin e detyrueshëm të vaksinimit edhe pse eshtë rekomanduar prej kohësh nga Instituti i Shëndetit Publik. Edhe pse me një kosto të lartë, një pjesë e prindërve e kanë siguruar privatisht në tregun farmaceutik brenda ose jashtë vendit.

Postime të ngjashme

Ministria e Shëndetësisë përditëson bilancin e të lënduarve nga protesta, katër persona të paraqitur në spitale
“Në Itali kanë çuar familja dhe miqtë, jo shteti”/ Rama i përgjigjet motrës së protestuesit: Iniciativën e mora unë, i kam uruar të shkuara para se të nisej
13 të lënduar pas protestës në Tiranë! Si paraqitet gjendja e të riut të goditur në sy
Diabeti në shtatzëni vazhdon edhe pas lindjes apo ndërpritet
Rama për protestuesit: Kanë nevojë për psikolog dhe trajtim
"Vijnë me plagë që kërkojnë qepje"- Klinikat private në ndihmë të protestuesve të lënduar, mjeku: Kemi ambulancë në terren
Udhëzimet e reja mjekësore: Terapia hormonale rekomandohet për lehtësimin e simptomave të menopauzës
Lëndohet një gazetare në protestë, largohet me ambulancë