Drejtoresha e spitalit firmos për dypunësimin e vetes, cakton dhe rrogën

Drejtoresha e Spitalit Rajonal Fier, Brunilda Çami përmes një shkrese ka firmos një vend pune për veten e saj gjatë kohësh që mbante detyrën si titullare e institucionit. Shkresa që ka siguruar Opinion.al daton më 8 Mars 2017 dhe i drejtohet vartësve të saj, zv. drejtorit administrativ të spitalit, burimeve njerëzore dhe kryeinfermieres. Në shkresë shkruhet: znj. Brunilda Abas Çami të emërohet mjeke e përgjithshme në punktin e kujdesit paliativ pranë Spitalit Rajonal Fier. Periudha e punësimit deri më 10 qershor 2017, konsiderohet provë. Po kështu drejtoresha i ka përcaktuar edhe pagën e dytë vetes që shkon diku tek 530 mijë lekë ( të vjetra) në muaj. Në fund shkresa firmoset e vuloset nga vetë znj. Çami.

Burime pranë Ministrisë së Shëndetësisë bëjnë me dije për gazetën ‘Shëndet+’ se drejtoresha e këtij spitali është pezulluar nga detyra më 13 qershor për shkak të disa abuzimeve të konstatuara, një ndër to edhe kjo e dypunësimit.

‘Përpara një jave kemi ngritur një grup pune, ku kemi konstatuar një sërë abuzimesh nga ana e znj. Çami, mes tyre edhe dokumenti i publikuar në Opinion.al. Ne kemi marrë masa duke e liruar nga detyra drejtoreshën e spitalit rajonal Fier”, njofton Ministria e Shëndetësisë/ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

U plagos me plumb gome në sy gjatë protestës, MSHMS: Erjon Vishkulli kalon me sukses operacionin në Romë
Check-up falas për qytetarët, por sa kushton për buxhetin e shtetit?
Minutat e errësirës dhe paniku për jetën e pacientëve! KLSH zbulon faktin e rëndë, Trauma ka vetëm 1 gjenerator në punë dhe pa servis
U lëndua në sy gjatë protestës në Tiranë, Prokuroria e Tiranës nis hetimin për Erjon Vishkullin
Ministria e Shëndetësisë përditëson bilancin e të lënduarve nga protesta, katër persona të paraqitur në spitale
“Në Itali kanë çuar familja dhe miqtë, jo shteti”/ Rama i përgjigjet motrës së protestuesit: Iniciativën e mora unë, i kam uruar të shkuara para se të nisej
13 të lënduar pas protestës në Tiranë! Si paraqitet gjendja e të riut të goditur në sy
Diabeti në shtatzëni vazhdon edhe pas lindjes apo ndërpritet