Duhanpirja pasive rrit rrezikun e infertilitetit dhe menopauzës së hershme te femrat

Studimi më i fundit tregon se pirja e duhanit shkakton infertilitet dhe menopauzë të hershme. Këto probleme shkaktohen, si nga duhanpirja aktive, ashtu dhe ajo pasive (të qëndruarit në ambiente me tym duhani).

Të jesh i ekspozuar ndaj duhanit qoftë në mënyrë aktive apo pasive bën që gratë të përjetojnë menopauzën dy vite më herët se ato që nuk janë ekspozuar ndaj duhanit.

duhan pi cigareSipas studimit, duhanpirëset aktive kanë rrezik 14 % të preken nga fertiliteti, ndërsa duhanpirëset pasive kanë 18 për qind më shumë gjasa të kenë probleme konceptuese sesa ata që nuk pinë duhan.

Hulumtimi është publikuar në internet në revistën “Tobacco Control”.

79,690 gra, të gjithë të moshës 50-79 kanë marrë pjesë në Studimin Vëzhgimor të Shëndetiti të Gruas (ËHI OS), ku të gjitha gratë kishin përjetuar menopauzë “natyrore.”

Kjo do të thotë se periodat e tyre kishin ndaluar për 12 muaj rresht dhe nuk kanë pasur nevojë të kryejnë një operacion për të hequr vezoret e tyre.

Duhanpirëset aktive u pyetën se sa cigare në ditë konsumonin dhe në çfarë moshe e kishin filluar pirjen e duhanit dhe për sa vjet kishin tymosur.

Ndërsa njerëzit që nuk kishin pirë kurrë duhan u pyetën nëse ata kishin jetuar me duhanpirës kur kanë qenë të vegjël, të rritur apo nëse kishin qenë në një ambient pune ku kolegët kanë tymosur.

Krahasuar me njerëzit të cilët nuk kanë pirë asnjëherë duhan, duhanpirësit aktivë dhe pasivë kanë 14 % rrezik më të madh të infertilitetit. Gjithashtu rreziku për të përjetuar një menopauzë të hershme është rritur me 26 %. Edhe njerëzit që nuk pinë duhan por janë të ekspozuar ndaj duhanpirjes pasive janë në rrezik. / Përgatiti për “Shëndet+”: Donjeta Zeqa

Postime të ngjashme

Pajisjet mjekësore të bazuara në substanca - Një kategori e re produktesh terapeutike
Cila është mosha ideale për të pasur një fëmijë sipas shkencëtarëve
Problemet me tiroiden tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë prindërit
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Jam mjeke – ja pse nuk duhet të urinosh KURRË në dush
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Shumica prej nesh e bëjmë këtë gabim pa e ditur – dhe po rrezikojmë shëndetin