Dy efektivët jashtë rrezikut për jetën, Rama: Policia në betejë me një grup vrasësish

“Ditë zie për të gjithë Policinë e Shtetit, punonjësit dhe familjen e Policisë së Shtetit, por besoj se çdo shqiptar dhe çdo familje që vlerëson ndershmërinë, kurajën, shërbimin e Policisë së Shtetit dhe këtyre djemve, sot ka zi. Duke i shprehur ngushëllimet Edi Ramamë vëllazërore familjes së atij që nuk arriti dot t’i mbijetonte kësaj barbarie dhe duke shprehur dhe sigurinë e mjekëve që dy të tjerët janë plotësisht jashtë rrezikut për jetën, dua të nënvizoj se duhet të ndjehen vërtet keq ata që për faqen e tyre të zezë edhe në këtë moment që policia është në fushën e betejës me një grup vrasësish, flasin me dy kuptime dhe i kërkojnë llogari policisë, jo dhe aq në mënyrë direkte, paçin faqen e zezë.”

Këto janë fjalët e kryeministrit Rama, i cili shkoi në Spitalin e Traumës, bashkë me ministrin e Shëndetësisë dhe ministrin e Rendit për të vizituar dy efektivët e plagosur sot në fshatin Lazarat.

***

Një efektiv i forcave RENEA u vra dhe dy të tjerë u plagosën në fshatin Lazarat. Vrasja ndodhi herët në mëngjesin e 24 qershorit 2015 kur policia lokale, FNSH dhe RENEA kanë filluar një operacion për kapjen e personave që qëlluan me armë gjatë natës në drejtim të shërbimeve të Policisë së Shtetit që kryejnë shërbim në fshatin Lazarat, në  Gjirokastër.

Gjatë operacionit, në momentin që Policia kishte bllokuar makinën me autorët e dyshuar e të armatosur, është qëlluar mbi efektivat nga një banesë aty pranë.

Efektivi i RENEA-s Ibrahim Basha ka marrë një plumb në kokë, i cili i ka shkaktuar edhe vdekjen. Dy efektivët e tjerë të RENEA-s të plagosur Perlat Hamitaj dhe Jetmir Isaj  janë jashtë rrezikut për jetën. Njëri ka plagë në ballë, tjetri në shpatull.

Postime të ngjashme

Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
3 ushqime që duken të shëndetshme, por nuk janë të tilla
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Rishikimi i Buxhetit 2026: Financime shtesë për shëndetësinë
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025
Inaugurohet materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë’, Sala: 1.2 mld lekë investim
Paradoksi i shëndetësisë shqiptare: Të parët në Ballkan për shpenzimet spitalore, të fundit për financimin publik