Dy motra japoneze kanë fituar rekordin Guinnes, si binjaket më të vjetra identike në botë. Ato janë plot 170 vjeçe e 300 ditë. Kështu, Umeno Sumiyama dhe Koume Kodama kanë thyer rekordin i cili u vendos herën e fundit mbi motrat binjake japoneze Kin Narita dhe Gin Kanie. Umeno dhe Koume, kanë lindur në ishullin Shodoshima dhe përshkruhen si gra të shoqërueshme.
Për shkak të situatës aktuale me COVID-19 dhe si masë paraprake, motrave, të cilat jetojnë në pjesë të ndryshme të Japonisë, iu dërguan certifikatat e tyre zyrtare për t’iu prezantuar nga stafi në shtëpitë e tyre të veçanta të kujdesit.


