Dyndje në pediatrinë e Elbasanit. Rreth 100 fëmijë paraqiten çdo ditë tek mjekët

Ulja e temperaturave nuk ka kaluar as këtë vit pa pasoja për më të vegjlit.

Rreth 100 fëmijë paraqiten çdo ditë në pediatrinë e Elbasanit me probleme të traktit respirator, temperaturë të lartë e ftohje. Rastet më të rënduara kërkojnë hospitalizim.

Mjekët këshillojnë kujdes  nga luhatjet e temperaturave dhe konsumim të lëngjeve të freskëta. Gjithashtu mjekët vërejnë të alarmuar konsumimin e pijeve energjike tek fëmijët nën 12 vjeç.

Gjithashtu në spitalin e Elbasanit ka paraqitje të shtuar për të marrë ndihmë mjekësore edhe të moshave të treta, sidomos të sëmurët kronikë./TCH

Postime të ngjashme

Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, ISHP: Ulet vdekshmëria, ja qarqet me incidencën më të lartë
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Shqipëria zgjeron mbrojtjen ndaj HPV-së, nis edhe vaksinimi kundër gripit sezonal
Rreth 16 milionë kg mish derri nga Brazili, BE e ndaloi, Shqipëria vazhdon të importojë me shumicë
Anulohet tenderi prej 50 milionë eurosh për hemodializën
A do ta shërojë AI kancerin? Ja çfarë thotë shkenca