Dyndje pacientësh në Poliklinikën Qendrore. Preferencat për mjekët shkaktojnë kaos!

Elona Tereziu / Shendeti.com.al

poliklinika-qendrore

 

Kjo është situata e fillim javës në Poliklinikën Qendrore. Duket sikur të gjithë takimet janë ‘rezervuar’ për të hënën, por në fakt nuk është kështu. Në Poliklinikën Qendrore duhet të shkosh i pari që të zësh radhë, ndryshe në pritjen shumë orësh duhet të lutesh që të arrish të kryesh punë.

Janë mbi 20 pacientë që presin në radhë tek Reumatologjia dhe ora shënon 11: 30. A do të arrijnë të kryejnë punë të gjithë sot?! Në fakt në këtë Poliklinikë punohet me tre mjek reumatolog, por pacientët ia besojnë shëndetin “më të mirit” sipas tyre.

Pranvera. H tregon se ka ardhur që në orën 9 dhe do të vazhdojë të presë gjersa t’i vijë radha, pasi ka mjekun e saj të preferuar. “Tek reumatologjia kështu është gjithmonë. Vijnë të gjithë këtu (i referohet mjekut), sepse ky është më i miri. E kam mjekun tim të preferuar dhe më mirë rri e pres”. / https://shendeti.com.al/

poliklinika-qendrore1

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak