“Dyshojmë që qarkullojnë variantet e reja të Covid-19″/ Manastirliu: Me vaksinat AstraZeneca do të kemi prioritet mësuesit

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka folur në Kuvend në lidhje me situatën e pandemisë në vendin tonë duke sqaruar se nuk është verifikuar ende prezenca e varianteve të reja të koronavirusit.

Manastirliu foli edhe për dozat e vaksinës Pfizer që priten të mbërrijnë sot në vendin tonë si dhe ato të AstraZeneca, të cilat pritet të përdoren për të vaksinuar mësuesit.

Manastirliu: Në botë, virusi ka prekur më shumë se 1140 milionë njerëz dhe ka shkaktuar më shumë se 2 milionë e gjysmë fatalitete. Britania e Madhe vijon të jetë e mbyllur dhe kjo është mbyllja e tretë. Franca ka gjithashtu masa drastike të mbylljes së bareve e restoranteve dhe ka regjistruar 12 mijë infektime në ditë pavarësisht masave. Me këtë rast, nuk duhet të kemi iluzionin që virusi po zhduket.

Prezenca e varianteve të reja kushtëzon dhe masat e pandemisë. Ende nuk është verifikuar prezenca, por ne kemi dyshime se variantet e reja qarkullojnë dhe shpejtësia e përhapjes e bën të vështirë edhe kontrollin e pandemisë nëse nuk shoqërohet me bashkëpunimin e çdo qytetari.

Vaksinimi i popullatës është objektivi ynë i përbashkët. Po vaksinojmë çdo ditë dhe me ritëm. Sot kemi më shumë jetë të mbrojtura të mjekëve në spitale ndërkaq që vaksinimi i kombinuar për moshat +80 vjeç po vijon.

Sot jemi në pritje të vijimit të sasisë së radhës të kontratës së Pfizer, do të vijnë 15.210 vaksina. Do të vijojë vaksinimi dhe presim nga instrumenti i Covax që të mbërrijnë 14,440 vaksina të AstraZeneca me të cilat do të fillojmë kalendarin e vaksinimit duke pasur prioritet mësuesit në mënyrë që të kemi ecuri të mirë të edukimit të fëmijëve dhe mbrojtjes së mësuesve./tch

Postime të ngjashme

Shkarkohet drejtori i Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor! Ja kush emërohet
Çfarë dihet për rastet e hantavirusit të lidhura me shpërthimin vdekjeprurës në anijet turistike
PCOS tani quhet PMOS. Çfarë duhet të dini rreth ndryshimit të emrit dhe çfarë do të thotë kjo për kujdesin
Sterilizimi, shtyhet seanca ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj
Studimi i ISHP: Të rriten taksat për pijet me sheqer, të ulen për të shëndetshmet
Ngacmoi seksualisht pacienten 21-vjeçare, arrestohet kirurgu
Rimbursimi në mars, sëmundjet kardiovaskulare dhe diabeti përhapje në masë
Helmohen 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë, reagon AKU