Kryefaqja Lajm kryesor E destinuar të abortohesh, braktisesh ose vdesësh vetëm se je vajzë

E destinuar të abortohesh, braktisesh ose vdesësh vetëm se je vajzë

0
Shpërndaje

**Ky artikull botohet në kuadër të projektit “Forcimi i demokracisë në kujdesin shëndetësor duke respektuar të drejtat e njeriut”, realizuar nga Shoqata Together for Life dhe mbështetur nga Ambasada e Mbretërisë së Vendeve të Ulëta. 

Përshtati: Ilma Lamçe

Gendercidi ose aborti selektiv me bazë gjinore është një fenomen që i ka rrënjët në një kulturë të pabarazisë gjinore, i përhapur në të gjithë botën, por më i theksuar në vendet e Lindjes së Mesme.

Studimet e ndryshme që janë kryer i kanë kushtuar rëndësi të veçantë migrimit dhe kulturës, konfliktit dhe situatave ushtarake, si rrethanat që justifikojnë abortet selektive gjinore dhe përparësitë e teknologjisë si një faktor që kontribuon në përhapjen e tyre.

Abortet selektive me bazë gjinore si formë e dhunës ndaj grave

Dhuna ndaj grave merr forma të ndryshme, por femicidi është forma më ekstreme. Femicidi ndodh në mënyra të ndryshme:
·Vrasja e grave nga partnerët e tyre.
Siç tregojnë edhe sondazhet, vetëm në Evropë 3500 gra të moshës 35-44 vjeç bëhen viktima të partnerëve të tyre çdo vit.
·Përdhunime masive të grave.
Ky lloj femicidi është më i përhapur në Indi, ku sipas të dhënave të OKB-së, veprat seksuale të grave
ndodhin çdo 22 minuta.
· Vrasjet e nderit.
Një nga format e femicidit është vrasja e grave për hir të “nderit”, ku të afërmit e gruas e konsiderojnë sjelljen e saj të turpshme për familjen. Në disa vende ka edhe të ashtuquajturat këshilla familjare, të cilat duhet të vendosin nëse gruaja e caktuar meriton të vritet ose jo.
· Eliminimi i qëllimshëm i  burrave gjatë konflikteve të armatosura.
Ky lloj i vrasjeve shpesh shoqërohet me përdhunime, është  konsideruar si një armë e luftës dhe ka për qëllim poshtërimin e kundërshtarit. Kjo formë e femicidit ishte veçanërisht e përhapur gjatë konfliktit në Bosnje, ku 200 000 – 500 000 vajza dhe gra iu nënshtruan një vepre masive seksuale ku shumë prej tyre u vranë në të ardhmen, si dhe gjatë gjenocidit në Ruandë, kur u bënë rreth 500 000 gra viktima të dhunës seksuale mizore.
·Paja, shkak për vrasje.
Ky lloj femicidi është një pasqyrim i kulturës, ende i zakonshëm në disa vende, kryesisht në Indi. Një grua mundet të vritet nëse familja e burrit të saj nuk është e kënaqur me pajën që ajo ka sjellë. ·Gjymtimi gjenital femëror, kur vajzat i janë nënshtruar rrethprerjes në mënyrë që ato të mos përjetojnë kënaqësi seksuale gjatë jetës së tyre. Ky fenomen është veçanërisht i zakonshëm në
Afrikë, Azi dhe Lindjen e Mesme.
· Vrasja e grave për magji dhe akuza magjie.
Ky lloj femicidi praktikohet ende në shekullin e 21-të në vende të tilla si Zimbabve dhe Papua Guinea e Re. Në këto vende , një komunitet mund të vrasë gratë që janë të dyshuara se merren me magji, duke i varur, djegur ose duke i varrosur për së gjalli.
· Vrasja e grave si një pasardhës i trafikimit të qenieve njerëzore.
Në disa vende, si Meksika,  gratë që jetojnë në varfëri bëhen lehtësisht viktima të krimit të organizuar, duke u shitur, abuzuar dhe vrarë.
· Vrasja e grave dhe vajzave për shkak të orientimit të tyre seksual dhe identitetit gjinor.
Kjo formë e femicidit përfshin vrasjen, gjuhën e urrejtjes dhe dhunën fizike kundër grave lesbike, transeskuale, biseksuale.
· Aborti selektiv gjinor (ASGJ) është një lloj tjetër femicidi.
Çështja e ASGJ është e zakonshme në vende të ndryshme të botës si India, Kina dhe vende të ndryshme aziatike.

Prevalenca e aborteve selektive gjinore në botë

Çështja më e zakonshme në vendet aziatike, si dhe në Kaukazin e Jugut, është aborti selektiv me bazë gjinore. Në të gjitha vendet që poshtërojnë vajzat dhe favorizojnë djemtë kanë rrënjë të thella kulturore. Disa studiues e quajnë ASGJ “luftën e vërtetë të grave “, që është eliminimi i rregullt i grave dhe vajzave për arsye të ndryshme ku faktori kulturor është shkaku kryesor. Të  dhënat e OKB-së tregojnë se 25 000 vajza nuk lindin ose vriten pas lindjes çdo vit në shtetin e Kerala, Indi. Siç thuhet nga Amartya Sen, fituese e çmimit Nobel, mbi 60 milionë vajza mungojnë në botë.Raporti gjinor nuk është i rregullt, 109.9-117.6 djem në 100 vajza regjistrohen edhe në Armeni, Gjeorgji, Azerbajxhan, Mali i Zi, Shqipëri, Vietnam dhe Pakistani. Ose e thënë ndryshe, 12-15% e djemve të rinj në Kinë dhe Indi nuk do të jenë të aftë për të gjetur partneret femra në vendet e tyre.

Statistikat e tanishme tregojnë se duke filluar që nga viti 1980  raporti gjinor në vende të ndryshme është më i lartë se niveli i përcaktuar biologjikisht, dmth 105 djem / 100 vajza.

Arsyet që çojnë në abortet selektive me bazë gjinore

Tani, le t’i referohemi shembujve të vendeve të ndryshme dhe të përpiqemi të kuptojmë arsyet e ASGJ dhe manifestimet e tyre në kultura të ndryshme.
Për shembull, në Indi, femrat konsiderohen si një barrë sociale dhe ekonomike për familjet. Një qasje e tillë ndaj vajzave reflektohet edhe në proverba të ndryshme, ” Unë nuk ia uroj as armikut tim që të ketë një vajzë”.
-Në përputhje me sondazhin e kryer në fillim të vitit 1980, në Indi nga 450 gra shtatzëna me fetuse femra, 430 kryen  abort duke e ditur se do të kishin vajza. Në të njëjtën kohë nuk kishte raste të grave që kishin fetus mashkull të cilat bënin aborte.

-Në mënyrë të ngjashme, në shtetin e Maharashtra të Indisë, një në gjashtë gra të martuara kryen abort kur kuptuan se do të sillnin në jetë një vajzë.

-Qyteti Punjab në Indi dallohet për normën më të lartë të SSA – 880 vajza për 1000 djem, ku të mbash një vajzë është më së shumti turp, shpenzime të panevojshme dhe të pajustifikuara dhe, shpesh trajtohen me tallje.
-Duke studiuar situatën në Punjab, si një rast i veçantë dhe specifik i aborteve selektive seksuale, Mallika Kaur Sarkaria përmend se shteti dallohet edhe për forma të ndryshme të diskriminimit kundër grave. Këtu gratë nuk shihen si anëtare të barabarta të shoqërisë; ato nuk trashëgojnë një pronë; hendeku gjinor në tregun e punës dhe sferën e arsimit arrin shifra alarmues. Për shembull, vetëm 18% e grave në Punjab janë të përfshira në tregun e punës dhe ato fitojnë shumë më pak se burrat.
Qyteti Punjab është gjithashtu një objekt interesant për studim, ku edhe pse ka një rritje të shpejtë ekonomike në dekadat e fundit, normat dhe vlerat shoqërore nuk ndryshojnë në asnjë mënyrë.
Në shumë vende prindërit preferojnë të mos kenë fare një vajzë, duke ditur se vajza e tyre do i nënshtrohet dhunës në familjen e burrit. Sipas sondazheve të kryera, lindja e djemve është justifikimi i vetëm për gratë që të jetojnë. Për më tepër, ajo mban e vetme përgjegjësinë për të gjitha hapat ndaj abortit në rast të një fetusi femër. Duhet fajësuar vetëm gruaja nëse fetusi është femër; ajo është duhet të merret gjithashtu me të gjitha procedurat për abortimin e fetusit femër.

-Në një situatë të tillë mizore të presionit social, vetë gratë përpiqen të heqin qafe vajzat e reja të padëshiruara. Siç tregojnë anketat, duke i privuar gratë nga e drejta e tyre për të trashëguar prona, kjo luan një rol kritik në rritjen e ASGJ. Në të njëjtën kohë, në rast kur lind një djalë, pasuria e prindërve nuk do të mbetet vetëm familja, por djali do të ketë një mundësi mundësinë e marrjes së dhuratës dhe pasurinë e nuses së ardhshme.

Në Kinë, të kesh një vajzë do të thotë “investim”, ndërsa një djalë kontribuon në statusin ekonomik dhe shoqëror të familjes – fëmijët janë përgjegjës për t’u kujdesur për prindërit, ndërsa vajzat konsiderohen si pjesë e burrit të ardhshëm që ditën që lindin.
-Shpesh vlerësimi i djemve çon në diskriminim edhe nga prindërit, djemtë ushqehen më mirë; arsimohen dhe trashëgojnë të gjithë pasurinë e familjes
– Studiuesit kinezë thonë se vetëm në Kinë gjatë dekadës së fundit rreth 160 milionë vajza nuk kanë lindur për shkak të ASGJ. Pamundësia  për të pasur një djalë mund të bëhet arsye për një njeri që të largohet dhe të refuzojë gruan e tij. Në të gjitha krahinat me përqindje të lartë të ASGJ ka patur pak kisha protestante ose katolike; përveç kësaj, këto provinca historikisht janë dalluar për kulturën e tyre politike mashkullore.

Si konsiderohet femra në vende të ndryshme

Abortet me bazë gjinore janë të zakonshme në disa pjesë të Rusisë gjithashtu, veçanërisht në Kaukazin e Veriut. Për shembull, në Dagestan, tradita e të paturit një djalë vjen nga historia. Dhe këtë e tregojnë shprehjet  që janë cituar:
“Kur lind një djalë pështyjnë në një shtëpi tjetër, nëse lind vajzë, ju pështynë në shtëpinë tuaj ”

“Kur lind një vajzë qoshet e dhomës bëhen të ngushta, kur lind një djalë edhe tavani ngrihet ”
-Prandaj vajzat gjithmonë janë parë si investim pa përfitim dhe si një arsye e mundshme për rrezik, turp dhe blasfemi për familjen.
-Në Kaukazin e Veriut, si në vendet e tjera të botës, ka qenë e përhapur tradita e vrasjes së vajzave të reja dhe më tmerrësisht, ata u “shpërblyen” edhe me lindjen e djalit në të ardhmen për këtë akt.
-Në Dagestan ka një traditë: në familjet me shumë vajza, emrin e vajzës së fundit e vendosin ‘Mjaft’, dhe kjo konsiderohet një veprim simbolik, i cili së shpejti do të sjellë një djalë në familje.

-Ka edhe shumë shembuj të persekutimeve mizore të grave që do të lindin vajza, kur janë shtatzëna
gratë dëbohen nga shtëpia si ndëshkim që nuk lindin një djalë, apo u hedhin copa xhami në ushqimin e tyre, duke u përpjekur t’i dëmtojnë ato.

Shqipëria, një ndër vendet me të dhënat më të larta të abortit selektiv gjinor

Ndër vendet e Evropës Lindore,  Shqipëria është vendi me të dhënat më të larta të ASGJ. Preferenca për djalë ka burime të thella dhe të forta edhe në Shqipëri gjithashtu. Në përputhje me të dhënat e Fondit të Popullsisë së Kombeve të Bashkuara, rreth 15 000 vajza nuk kanë lindur në Shqipëri në vitet 2000-2010 për shkak të ASGJ.
Duke iu referuar arsyeve të aborteve selektive në Shqipëri, disa nga arsyet më me ndikim të ASGJ janë dhënë më poshtë
·Perceptimi i djalit si vlerë dhe ai që mbart mbiemrin e familjes.
· Djemtë janë një garanci për mirëqenien socio-ekonomike të familjes ose për të siguruar prosperitetin e familjes.
· Djemtë janë mbrojtës të nderit të familjes dhe mbajnë vlerat morale të motrave të tyre nën kontroll.

Në disa pjesë të Shqipërisë vazhdon të praktikohet kanuni , sipas të cilit vetëm burrat mund ta rikthejnë nderin e familjes, nëse është e nevojshme.
“Një femër nuk mund të marrë hak, nëse diçka ndodh me familjen tonë. Kanuni nuk na jep kurrë pushim dhe nuk na lejon të jetojmë në paqe”, tha një nga pjesëmarrësit e fokus grupit në veri të Shqipërisë.

Ndikimet negative të aborteve selektive gjinore

Në përputhje me të dhënat e OKB – së, në vende të tjera, veçanërisht në Kanada dhe SHBA, ASGJ bëhen të zakonshme në mesin e njerëzve të ardhur nga vendet aziatike. Si rezultat i sondazheve të kryera në familjet e emigrantëve, tregohet se numri i djemve e tejkalon numrin e vajzave, duke treguar  se abortet me bazë gjinore nuk janë të kufizuara vetëm brenda një vendi të caktuar, por janë një kulturë dhe demografi më e madhe, fatkeqësisht.
·Shëndeti i grave.
Sondazhet e shumta tregojnë se presioni që bëhet te gratë për të pasur një djalë ka një ndikim negativ në shëndetin mendor dhe fizik. Presioni social dhe kufizimi i të drejtave të grave ndodhin në të gjitha fazat – muajt e parë të shtatzënisë (kur një grua duhet t’i nënshtrohet një testi me ultratinguj). Më vonë gratë duhet të përdorin metoda të rrezikshme për ndërprerjen e shtatzënisë. Këto ndërmerren në kushte të pasigurta dhe jo të besueshme, të cilat paraqesin një rrezik edhe më të lartë për shëndetin e grave

·Diskriminimi i vajzave nga vetë nënat

Përfundimi vetë ka një ndikim serioz psikologjik në shumicën e grave, dhe në rast të aborteve selektive gjinore shoqërohet shpesh me akuza dhe madje me dhunë.
Për më tepër, edhe nëse gruaja nuk vendos për të bërë abort dhe lind një vajzë, gjithë përgjegjësinë për vajzën e mban vetëm nëna. Nga njëra anë, statusi shoqëror i një gruaje që ka lindur një vajzë bie
në mënyrë drastike dhe gruaja mund t’i nënshtrohet rregullisht dhunës dhe poshtërimeve për faktin se ajo nuk arriti të ketë një djalë. Nga ana tjetër, e gjithë jeta e vajzës së sapolindur është në rrezik,
pasi ajo ka nisur si barrë, si një fëmijë i padobishëm dhe i padëshiruar.
Në një situatë të tillë, nënat fillojnë i diskriminojnë fëmijët dhe abuzojnë me bijat e tyre.-Injorimi i vajzave në vendet me shkallë të lartë ASGJ tregon se vajzat në këto vende kryesisht vuajnë nga kequshqyerja, nuk kanë veshmbathje, nuk kanë ambient të ngrohtë në dimër dhe nuk marrin
kujdes mjekësor.

  • Zvogëlimi i shtimit të popullsisë.
    Abortet selektive me sa duket ndikojnë në uljen e numrit të popullsisë, veçanërisht të femrave. Kështu, për shembull, në disa vende në botë ku çështja e përmendur është më e gjallë, numri i
    vajzave të lindura arrijnë në 900 dhe në disa vende madje edhe në 700 për 1000 djem (psh Punjabi në Indi).
    · Rritja e militarizmit.
    Sondazhet e zhvilluara në Kinë tregojnë se rritja e numrit të djemve, sidomos në shtresat më të ulë,ta çon në një situatë ku ushtria bëhet sektori i punësimit “më i përshtatshëm” dhe “i pranueshëm” për
    burra.

Dallimi djalë-vajzë në sytë e prindërve

  • Një fëmijë mashkull, si një më i mirë dhe një “investim” fitimprurës.
    Përkundër suksesit mjaft të rëndësishëm që gratë arrijnë në tregun e punës sot, nuk ka një fëmijë femër që të ketë ndikuar në sigurinë financiare të familjes.
    · Një fëmijë femër si një i panevojshëm dhe jo i justifikuar , “Shpenzim”.
    Në vendet patriarkale, ku gratë nuk konsiderohen si një vlerë, të kesh një vajzë do të thotë të kesh shpenzime të pajustifikuara dhe një arsye për dhënien e pajës te familja e dhëndrit të ardhshëm.

 

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here