E dini si keqtrajtohen të sëmurët me kancer në spitalet tona?!

Denisa Canameti

Shëndetësia është një nga sektorët më të diskutuar, pasi çdo qytetar, e ka të pashmangshëm përballjen me institucionet shëndetësore në një moment të jetës së tij. Mangësitë që shoqërojnë këtë sistem bëhen burim debatesh dhe pakënaqësish midis njerëzish të cilët shpesh përdorin rrjetet sociale për të shprehur shqetësimet. Si shprehje e neglizhencës qytetare, lodhjes së tyre apo një administrimi shumë të mirë nga ana e administratorëve të PR-it, në faqen e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, nuk ka shumë komente për aktivitetin e këtij institucioni. Një pjesë e mirë, janë vlerësime të thukta. Megjithatë, diku nëpër postime, ka shpëtuar një koment i cili nxin situatën e pacientëve me sëmundje malinje, e jo vetëm.

Komenti i plotë, marrë nga faqja e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, shkruar nga qytetarja S.M në postimin: “Për herë të parë në Spitalet Publike realizohet nga ekipi i angiokirurgëve në Spitalin Universitar të Traumës …”

Të nderuar (?) përfaqësues të shtetit shqiptar. Besoj se e dini (në qoftë se jo po jua them unë) që për një periudhë më shumë se 15 ditore, në të gjitha farmacitë nuk ka letrazol (ilaç i domosdoshëm që e përdorin rregullisht të sëmuret me kancer) i cili është dhënë pa pagesë nga ana juaj. Por, fatmirësisht në vend të tij farmacitë (apo ju dhe politikat tuaja sociale) japin ilaçin Femara që bën 37000 lekë në muaj.

E dini çdo të thotë për një pensionist që vetëm një ilaç të blejë 37000 lekë? Po ilaçet e zemrës, tensionit, diabet etj., apo 100 sëmundje të tjera që mund të ketë një pensionist?
E dini si keqtrajtohen të sëmurët me kancer në spitalet tona se nuk ka ilaçe, nuk ka solucion për analiza, apo për një skaner duhet të shkruash emrin 6 muaj para? Ku më parë vdes se të vjen rradha mes 100 të sëmurëve të tjerë (me sëmundje kancerogjene) nga tërë Shqipëria që presin për vizita, analiza etj., në një ditë.

E dini se në spitale ka mungesa ilaçesh nga me ato elementaret?

…. normalisht që ky nuk është shqetësimi juaj, pasi ju nuk përdorni shërbimin shtetëror, shkoni në privat ose jashtë, për ju sponsorizon populli, etj. Po për popullin kush kujdeset?
Hej shoqëria civile, ke ndërmend të reagosh sadopak?
Hmmm e dashur opozitë. Te dashura parti të vocrra që ju dalin damarët e qafës në periudhë votimesh, e këputeni duke mendu për popullin. Ju uroj natën e mirë, e gjumë të ëmbël. Pafshi ëndrra me gjellra pasanikësh se s’jeni për gjë tjetër.
I dashur Zot, bëj pak pushim në popull, hidhe syrin nga politikanët tanë se i ke lënë pas dore .
Faleminderit për vëmendjen.

Postime të ngjashme

Asambleja e OBSH, ministrja Sala prezanton prioritetet e Shqipërisë në shëndetësi
Polifenolet: Sekreti i të ushqyerit të shëndetshëm dhe mirëqenies
'Çohu o dreq mos bëj si e sëmurë'/ Infermierja te Psikiatria keqtrajton pacientët, reagon QSUT: Rast i papranueshëm, janë marrë masa për punonjësen
Qetësia mendore në punë: 6 mënyra për të ulur stresin dhe për t’u përqendruar
Mashtronin njerëzit me ilaçe false për sëmundje të rënda, goditet rrjeti kriminal që operonte në 15 shtete të Europës
Shkarkohet drejtori i Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor! Ja kush emërohet
Kastraveci: Këto janë përfitimet e tij më të rëndësishme
Çfarë dihet për rastet e hantavirusit të lidhura me shpërthimin vdekjeprurës në anijet turistike