E drejta për punë, e drejtë themelore e njeriut

E drejta për punë nuk është vetëm një e drejtë bazë me natyrë social-ekonomike por edhe një nga të drejtat themelore të njeriut. E drejta për punësim dhe profesion garantohet në disa akte ndërkombëtare të ratifikuara nga shteti Shqiptar, konkretisht, në nenin 6 (1), të Konventës Ndërkombëtare të të Drejtave Ekonomike, Sociale dhe Kulturore, në nenin 1 (2) , të Kartës Sociale Europiane dhe në nenin 11 (1), të Konventës për Eliminimin e të Gjitha Formave të Diskriminimit kundër Gruas. Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, në nenin 49 sanksionon se:

“1. Secili ka të drejtë të fitojë mjetet e jetesës së tij me punë të ligjshme, që e ka zgjedhur ose pranuar vetë. Ai është i lirë të zgjedhë profesionin, vendin e punës, si dhe sistemin e kualifikimit të vet profesional.

2. Të punësuarit kanë të drejtën e mbrojtjes shoqërore të punës.” Ndërsa, në nenin 59, Kushtetuta përcakton se: “1. Shteti, brenda kompetencave kushtetuese dhe mjeteve që disponon, si dhe në plotësim të nismës dhe të përgjegjësisë private, synon: a) punësimin në kushte të përshtatshme të të gjithë personave të aftë për punë;

3. Përmbushja e objektivave socialë nuk mund të kërkohet drejtpërdrejt në gjykatë. Ligji përcakton kushtet dhe masën në të cilat mund të kërkohet realizimi i këtyre objektivave.”

Postime të ngjashme

UNICEF: Shqipëria ka 47% të fëmijëve në varfëri ushqimore, lë pas vetëm Taxhikistanin në Europën dhe Azinë Qendrore
Dita Botërore kundër HIV/AIDS, 113 raste të reja në Shqipëri! 15 të vdekur brenda këtij viti, mes tyre 2 fëmijë
Sekreti i mjekësisë alternative: Dhimbjet në pjesën e qafës
Çfarë të konsumoni dhe të shmangni nëse keni ekzemë
Koha e keqe dhe ndikimi direkt në rritjen e shtrëngimeve të kokës
Dita Europiane e të Drejtave të Pacientëve
Dr Altin Cekodhima: Ulçerat gastrike dhe 4 komplikacionet më të shpeshta që shkaktohen
Kremi i Diellit fëmijëve: 10 gjëra që duhet të dini patjetër