E-mailet shkaktojnë stres, duhet kufizuar kontrolli i tyre

E-mailet janë një burim i madh stresi që i bën dëm shëndetit. Për t’u mbrojtur është e rëndësishme të kufizohet leximi i tyre në pak herë në ditë. Këshilla vjen nga një studim i publikuar në revistën “Kompjuterët në Sjelljen Njerëzore” nga ekspertët e Universitetit të Kolumbisë Britanike në Kanada.

email“Kufizimi i leximit të përditshëm i postës elektronike ul tensionin gjatë një aktiviteti të rëndësishëm e të veçantë, – shpjegon autorja Elizabet Dun, – dhe ul në mënyrë të ndjeshme, ditë pas dite, e nivelit të stresit”.

Në gjendje stresi trupi lëshon kortizol, hormon i lidhur me një sërë pasojash negative për shëndetin, nga ulja e mbrojtjes imunitare në rritjen e rrezikut për sëmundje kardiovaskulare.

Ekpsertët testuan 124 punëtorë për dy javë. Javën e parë ata i kërkuan gjysmës së punëtorëve të kontrollonin postën elektronike vetëm tre herë në ditë, ndërsa pjesën tjetër e lanë ta kontrollonte sa herë të donte. Në javën e dytë, u bë e anasjellta.

Ishte e habitshme të shihej se, pavarësisht se kufizimi i kontrollit të postës elektronike është një stres më vete dhe pak i vështirë për t’u respektuar, pasi tashmë të gjithë jemi skllevër të saj, personat që lexonin e-mailin vetëm tre herë në ditë ishin më pak të stresuar se të tjerët.

Idealja në fakt do të ishte që posta elektronike të kontrollohej në periudha të gjata kohe dhe jo email pas emaili.

Postime të ngjashme

Minutat e errësirës dhe paniku për jetën e pacientëve! KLSH zbulon faktin e rëndë, Trauma ka vetëm 1 gjenerator në punë dhe pa servis
U lëndua në sy gjatë protestës në Tiranë, Prokuroria e Tiranës nis hetimin për Erjon Vishkullin
Ministria e Shëndetësisë përditëson bilancin e të lënduarve nga protesta, katër persona të paraqitur në spitale
“Në Itali kanë çuar familja dhe miqtë, jo shteti”/ Rama i përgjigjet motrës së protestuesit: Iniciativën e mora unë, i kam uruar të shkuara para se të nisej
13 të lënduar pas protestës në Tiranë! Si paraqitet gjendja e të riut të goditur në sy
Diabeti në shtatzëni vazhdon edhe pas lindjes apo ndërpritet
Rama për protestuesit: Kanë nevojë për psikolog dhe trajtim
"Vijnë me plagë që kërkojnë qepje"- Klinikat private në ndihmë të protestuesve të lënduar, mjeku: Kemi ambulancë në terren