E reja i nënshtrohet provimeve të maturës 30 minuta pas lindjes së fëmijës

Një grua nga Etiopia ka zhvilluar provimin në shtratin e spitalit vetëm 30 minuta pasi kishte lindur fëmijën.

Almaz Derese, 21 vjeç, shpresonte t’i kryente provimet e maturës para lindjes së bebit, por ishin shtyrë për shkak të Muajit të Ramazanit.

Asaj iu desh që të shkonte në maternitet vetëm pak orë para se të fillonte provimi i parë.

Znj. Almaz tregon se nuk e ka pasur aspak të vështirë që të studiojë gjatë shtatzënisë dhe nuk donte që të shtynte diplomimin për vitin e ardhshëm.

Ajo kreu të tria provimet e Maturës, të anglishtes, gjuhës amhare (gjuha zyrtare e Etiopisë) dhe matematikës në spital.

Bashkëshorti i saj, Tadese Tulu, tregon se iu desh të bindte drejtorët e shkollës që ta lejonin të kryente provimet në spital.

Në Etiopi është e zakonshme që vajzat ta lënë përgjysmë shkollën e mesme dhe t’i rikthehen sërish për të përfunduar studimet. Znj. Almaz do që të zhvillojë një kurs 2-vjeçar për t’u përgatitur më pas për universitetin.

Ajo tregon se procesi i provimeve shkoi mirë dhe djali i sapolindur është gjithashtu në gjendje shumë të mirë shëndetësore.

Burimi: BBC / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
3 ushqime që duken të shëndetshme, por nuk janë të tilla
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025
Inaugurohet materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë’, Sala: 1.2 mld lekë investim
Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë
Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë