Një 16-vjeçare ka humbur jetën në Spitalin e Shkodrës dhe sipas njoftimit të policisë, dyshohet se shkak është bërë arresti kardiorespirator.
“Dje, në Spitalin Rajonal Shkodër, një 16-vjeçare, ka humbur jetën.
Paraprakisht dyshohet për shkak të arrestit kardiorespirator. Grupi hetimor po kryen veprimet në drejtimin e Prokurorisë, për të përcaktuar shkakun e humbjes së jetës.”, sqaron policia.
