E rrallë/ Nëna në vdekje klinike prej 4 muajsh, lind fëmija

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

foshnje

Një foshnje ka lindur në Portugali nga një grua, truri i së cilës ka qenë në koma prej katër muajsh. Djali lindi në një spital në Lisbonë me prerje cezariane dhe peshonte 2.35 kg.

Nëna e tij hyri në koma më 20 shkurt pas një hemorragjie në tru. Vendimi për të vazhduar shtatzëninë u mor pasi testet treguan se fetusi ishte i shëndetshëm, dhe i ati ra dakord që fëmija të lindte.

Mjekët thonë se djali ishte në gjendje shumë të mirë shëndetësore kur lindi. Ai është rasti i parë në Portugali që ka mbijetuar kaq gjatë në mitër, pasi nëna e tij u deklarua e “vdekur” klinikisht.

Në janar të këtij viti u lind një djalë në Poloni pasi mbijetoi për 55 ditë në mitrën e nënës së tij, e cila ishte deklaruar e “vdekur” klinikisht për shkak të një tumori. Ai peshonte vetëm 1 kg kur lindi, ndërsa tani është në gjendje të mirë shëndetësore.

Burimi: BBC / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
Vitamina D3: Përfitime për shëndetin dhe si ta merrni në mënyrën e duhur
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026