E thjeshtë dhe falas: ja si të hiqni celulitin tek vithet në shtëpi

celuliti vithetCeluliti është një nga problemet më shqetësuese tek femrat. Ai nuk është i lidhur gjithmonë me peshën, por me mënyrën e të ushqyerit, mungesën e aktivitetit fizik, gjenetikën etj. Zonat rreth vitheve dhe kofshëve janë më problematiket për t’u prekur nga celuliti, sidomos tek femrat.

Ju mund të bëni praktika të thjeshta në shtëpi pa shpenzuar para për trajtime të ndryshme në qendra estetike. Ja disa mënyra natyrale dhe efektive që reduktojnë celulitin në zonën e vitheve dhe kofshëve:

Uthulla e mollës: përzieni 2 lugë uthull molle në një gotë uji. Shtoni një lugë të vogël mjaltë në përzierje. Pijeni çdo mëngjes këtë pije dhe celuliti do t’ju reduktohet ndjeshëm. Një mënyrë tjetër do të ishte të përzienit dy lugë uthull molle me disa pika vaji esencial kundra celulitit. Masazhoni pjesët me celulit me këtë lëng me lëvizje rrethore 2 herë në ditë.

Kafe dhe sheqer: përzieni gjysmë filxhani kafe me gjysmë filxhani sheqer dhe dy lugë vaj kokosi. Me masën e krijuar masazhoni zonat problematike me lëvizje rrethore. Përdoreni këtë metodë çdo ditë. Pas 1-2 javësh do të vëreni ndryshimet e para.

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Postime të ngjashme

Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
Cila është mosha ideale për të pasur një fëmijë sipas shkencëtarëve
Si do të dukeshin në të vërtetë personazhet e famshme pa kirurgji kozmetike, sipas IA-së
Problemet me tiroiden tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë prindërit
Zgjedhja e fondatinës sipas tipit të lëkurës: Kujdes jo thjesht estetikë
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
“Kremi i diellit duhet të jetë kudo", thotë një grua me kancer
Shkencëtarët zbulojnë se vaksina kundër gripit ka një efekt shqetësues në shëndetin e grave