E zbulon studimi: Arsyet pse disa njerëz nuk infektohen me COVID, edhe kur kanë kontakte me të sëmurë

Kanë qenë jo të pakta rastet kur njëri nga partnerët, burri apo gruaja, është infektuar me COVID, ndërsa partneri tjetër jo, pavarësisht se jetonin në të njëjtën shtëpi.

Raste të tilla janë raportuar kudo, duke shtyrë mbi 250 laboratorë në të gjithë botën, të koordinuar nga Universiteti Rockefeller u New Yorkut, për të nisur studimet.

“Kur ka një pandemi, faktorët ndikues janë patogjeni, transmetuesi dhe mjedisi, ky është konteksti në të cilin zhvillohet infeksioni”, shpjegon Giuseppe Novelli, që merret me gjenetikën në poliklinikën Tor Vergata në Romë.

Ai thotë se ata po studiojnë ADN-në e personave, dhe bëjnë lidhje statistikore bazuar në moshën dhe seksin.

“Ne së pari u përqendruam te të sëmurët rëndë dhe zbuluam se ka 10-12% të rasteve që kanë një karakteristikë të veçantë gjenetike, domethënë nuk janë në gjendje të prodhojnë interferon, që është molekula e parë mbrojtjes”, tha Novelli.

Duke u nisur nga këto prova, studimi kaloi edhe në ndryshime të tjera gjenetike të subjekteve rezistentë ndaj virusit, atyre që nuk sëmuren ose infektohen.

“Imuniteti nuk jepet vetëm nga antitrupat, ekziston edhe i ashtuquajturi imunitet qelizor. Në këtë rast është thelbësore të studiohen limfocitet. Ne kemi të ashtuquajturin imunitet të ndërmjetësuar nga qelizat në të cilën hyn në lojë sistemi ynë imunitar qelizor, i cili është ai që mban kujtesën e kalimin kohës, shumë më gjatë sesa antitrupat që mund të zhduken”, shpjegon Roberto Luzzati, profesor i sëmundjeve infektive në Universitetin e Triestes.

Postime të ngjashme

Ethet e Nilit në Korçë, ISHP në terren pas konfirmimit të rastit të parë në Shqipëri. Hetime dhe depistim për parandalimin e infektimeve
Konfirmohet rasti i parë i Virusit të Nilit Perëndimor në Shqipëri
Shkoi te Spitali i Traumës se e kishte më afër, nëna lind të shëndetshëm foshnjën në Tiranë
VIDEO/ Çfarë është prediabeti?
Pas PPP-së, shteti tenderon dializën me kosto 43 % më të lartë se mesatarja e koncesionit  
Eklipsi diellor: Kujdes me sytë, ja si ta shikoni në mënyrë të sigurt
VIDEO/ Mjekja zbulon dy shtyllat kryesore për të rënë nga pesha
Raporti i KLSH nge alarmin: 43 barna të rimbursueshme janë hedhur në treg pa autorizim