Ekskluzive/ Rrëfejnë familjarët: Si humbi jetën vajza 16-vjeçare gjatë operacionit

Një 16-vjeçare ka ndërruar jetë gjatë një operacioni në një spital privat në Tiranë. Ngjarja e rëndë është regjistruar rreth orës 01.00 të natës në spitalin privat, ku gjatë operacionit Blerta Pepa ka ndërruar jetë.

Daja e vajzës, Artjon Shkoza, rrëfen për “Shëndet+” ngjarjen e rëndë:

Mbesa ime Blerta  është rrëzuar duke luajtur në orën e fizkulturës, ku ka vrarë gjurin.

Para dy javëve doli që kishte dëmtim të miskut të gjurit dhe këputje ligamenti. U interesuam. Në shtet na thanë nuk bëhet. Bëhet me çarje dhe mund të bëhet më vonë, sepse duke u rritur mund të këputet përsëri ligamenti. U interesuam në privat. Lam një takim me spitalin privat dhe mjeku mori përsipër operacionin, edhe pse prindërit e kishin vënë në dijeni se në shtet i kishin thënë se nuk duhet t’i nënshtrohet tani operacionit. 

Mjeku i ka thënë që në privat ka teknika të reja dhe mund të kryhet operacioni. Vajza duhet të hynte në operacion që në orët e para të paradites së djeshme, por për shkak të disa komplikacioneve të operacioneve të mëparshme, salla është liruar me vonesë dhe vajza ka hyrë në operacion në 7 pasdite. Pas rreth 3 orësh operacion, mjeku ka njoftuar se gjithçka ka shkuar mirë. Ndërkohë që nuk e kanë nxjerrë pacienten nga salla për 2-3 orë. Prindërit kanë hyrë me forcë në sallën e operacionit dhe kanë parë mjekët në përpjekje për të rikthyer vajzën në jetë. Vajza ka ndërruar jetë, dhe justifikimi që u është dhënë prindërve është se ka pasur temperaturë të lartë pas operacionit.

Ndërkohë, pas kësaj ngjarjeje të rëndë, mjeku anestezist që asistonte në operacion ka tentuar të kryejë vetëvrasje, duke injektuar në trup preparat lëndë anestezie. Ai ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, duke u mbajtur nën kujdesin e mjekëve.

Policia bën të ditur se grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes ku si provë materiale është sekuestruar kartela mjekësore e 16-vjeçares.

16-vjeçarja Blerta Pepa ka qenë pjesëmarrëse tek Gjeniu i Vogël.

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak