Çdokush ka të drejtë të jetojë dhe të punojë në një ambient të shëndetshëm e të pastër.
Spitalet, kirurgjitë dhe shërbimet mjekësore janë shumë të ekspozuara ndaj transmetimit të sëmundjeve dhe infeksioneve, ndaj është thelbësore mbrojtja e shëndetit të pacientit, vizitorëve dhe stafit mjekësor, duke marrë masa parandaluese në uljen e rrezikut të infeksioneve.
Mjekët vetë janë më të ekspozuarit ndaj infeksioneve, stafi i tyre infermier, mami, sanitare etj, më pas pacientët të cilët shkojnë në klinika për të gjetur zgjidhje jo për të marrë më shumë probleme.
Cilat janë metodat e higjienizimit në momentin që flasim?! Spray? Pastrim manual me peceta? Sanitare? Detergjent shtëpie? Autoklave? Ok, Autoklava sterilizon mjetet e punës por infeksioni nuk përqendrohet vetëm në bisturi, angla apo freza, është këndvështrim shumë i ngushtë i luftës kundër faktorëve të dëmshëm ndaj shëndetit!
Deri në momentin që nuk ke zgjidhje tjetër, do mundohesh të luftosh për Shëndet, Jetëgjatësi dhe një Jetë më të mirë me metodat e “vjetra” brenda mundësive që të ofrohen.
Po sikur t’ju komunikojmë se zgjidhja e problemit higjienizim total ekziston? Është prezent në Shqipëri dhe mund të preket nga kushdo!
Pas shumë vitesh kërkime laboratorike me ‘programin 0 mikrobe’, kompania më e madhe e higjienizimit, FIS & DM, ka shpikur, dizenjuar dhe është duke licencuar një instrument shumë inovativ i cili lejon arritjen e cilësisë maksimale në sistemin e higjienizimit: HIGJIENIZUESIN HYGENIO.
FIS & DM është një shoqëri e krijuar në vitin 2012 që ofron produkte e shërbime vlerësimi të orientuar në kontrollin e infeksioneve në Sektorin Sanitar Spitalor dhe Industrial. Interesi kundrejt biologjisë molekulare moderne ka qenë shtysa e parë në ndërmarrjen e kërkimeve të reja duke gjeneruar sinteza molekulash sa më të pastra për përdorim Klinik Mjekësor.
Teknologjia elitare Hygienio në fushën e dezinfektimit të ambienteve synon mbrojtjen e shëndetit të personelit dhe pacientëve në mënyrën me profesionale dhe garantuese.
Distributor i vetëm në Shqipëri është GLOBALSHER sh.p.k.
Sistemi Hygienio është një metodë inovative e aplikimit të dezinfektuesit në çdo sipërfaqe.
Sistemi Higjienizues Hygienio garanton sigurinë maksimale në ambientet e punës: teste laboratorike kanë dëshmuar reduktimin dramatik të organizmave mikrobiologjik në më shumë se 99.999%.
1-HYGIENIO dezinfekton në të ngrohtë.
Dezinfektuesi, falë temperaturës së aplikimit,depërton thellë, pa lagështirë, në të gjitha tipet e sipërfaqeve,në pajisje të çfarëdolloj forme dhe materiali,dhe në rast ashpërsie dhe parregullsie, duke na dhënë një rezultat dezinfektimi homogjen dhe uniform.
2-HYGIENIO depërton kudo
Është i vetmi sistem i cili lejon higjienizimin e cdo lloj ambienti përfshi mure e tavane. Aplikimi i dezinfektuesit nëpërmjet avullit mundëson dezinfektimin në zonat më të vështira dhe të thella.
3-HYGIENIO është i thjeshtë, i shpejtë dhe i lirë
Dezinfektimi bëhet një aktivitet i thjeshtë dhe i shpejtë; ju mund të higjienizoni 18/20 m2 në minutë; 1000 m2 për vetëm 1 orë; me mundësinë e përdorimit të menjëhershëm të ambienteve dhe pajisjeve.
Reduktim i sasisë te dezinfektuesve dhe kostos si dhe garancinë e rezultatit.
4-HYGIENIO është një sistem teknologjik
Falë sistemit të përzierjes automatike eliminon përdorimin e panevojshëm të dezinfektuesit dhe shmang aplikimin e panevojshëm dhe të shtuar në sipërfaqet e trajtuara.
5-HYGIENIO garanton efekt të gjatë
Aplikimi i dezinfektantit nëpërmjet një shpërndarësi parandalon kontaktin direkt me sipërfaqet, duke eliminuar rrezikun e transportimit të baktereve nga një zonë në tjetrën. Shtresa sterile e krijuar është e vazhdueshme, zgjat në kohë dhe homogjene.
Falë sistemit HYGIENIO është e mundur përzierja dezinfektues i lëngshëm + avull e cila, në kontakt me një sipërfaqe çfarëdo lejon apo mundëson një trajtim homogjen e të vazhdueshëm.
Avulli i ngarkuar me grimca dezinfektuese shpërndahet dhe qëndron në të gjitha sipërfaqet si mure, dysheme, mobilie dhe objekte të çdo forme e materiali duke mos lejuar shtimin e baktereve as në sipërfaqen më të vogël.
Modelet
ADANTIUM Plus (dezinfektues i përqendruar dekontaminimi – 25 ml) është një preparat modern i dezinfektimit me veprim sterilizues, me synim dekontaminimin total, të mjeteve kirurgjikale si dhe mjeteve mjekësore të cilat përdoren ndërkohë që jeni në kontakt direkt me pacientin si dhe për dekontaminimin e të gjitha pajisjeve dhe sipërfaqeve në një ambient spitalor apo klinikë.
Adantium Plus vepron në një spektër total (baktere, kërpudha e viruse) dhe shpejtësi të shkëlqyer dezinfektimi:
– Baktere 5 minuta
– Spore dhe kërpudha 10 minuta
– Viruse 1 minutë
Përbërësit e ADANTIUM PLUS janë:
– Diphedac 2.4 g
– Alchil-Dymetil- Benzil amoniak kloruri 6 g
– Alkohol isopropilik 10 g
– Vajra esenciale 0.1 g
– Ngjyrues 0,003 g
– Tretës e surfaktant 100
Ku mund ta gjeni?
Distributori i vetëm në Shqipëri i sistemit të higjienizimit Hygienio është GLOBALSHER sh.p.k.
Rruga Themistokli Germenji, Pall Pega, Tiranë.
0662033550
Instruksionet mbi përdorimin e pajisjes i gjeni në videon e mëposhtme






