Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka
Konsumimi i ushqimeve bimore, si drithërat, frutat, perimet, frutat e thata dhe bishtajoret, mund të ulë në nivel të konsiderueshëm rrezikun e zhvillimit të diabetit të tipit 2, thonë shkencëtarët indianë.
Edhe pse studime të mëparshme kanë treguar se ka lidhje mes dietës vegjetariane dhe gjendjes së mirë shëndetësore, përfshirë këtu edhe rrezikun e ulët për t’u prekur nga diabeti i tipit 2, ky studim i ri është i pari që bën diferencat mes dietave të shëndetshme të bazuara tek bimët, dhe dietave më pak të shëndetshme, ku përfshihen ushqime dhe pije të ëmbla, të cilat janë të dëmshme për shëndetin.
“Ky studim tregon se edhe ndryshimet më të vogla për tek dieta e shëndetshme me bazë bimore mund të luajë një rol të rëndësishëm në parandalimin e diabetit të tipit 2”, thotë Ambika Satija, nga Shkolla e Shëndetit Publik e Harvardit, në SHBA.
“Ky studim ofron prova të tjera për të mbështetur rekomandimet aktuale distike për parandalimin e sëmundjeve”, shprehet ajo.
Hulumtuesit shkencorë analizuan të dhënat mjekësore, mënyrën e jetesës dhe dietën e më shumë se 200 mijë profesionistëve të shëndetit në SHBA për më shumë se 20 vjet, si pjesë e tri studimeve afatgjate.
Ata llogaritën dietat e vullnetarëve duke përdorur një indeks të dietës së bazuar tek bimët, ku shënuan me pikët më të larta ushqimet me origjinë bimore dhe me më pak pikë ushqimet me origjinë shtazore.
Në fund të studimit ata panë se personat që kishin konsumuar më shumë ushqime me origjinë bimore dhe më pak me origjinë shtazore ishin 20% më pak të rrezikuar të vuanin nga dieta e tipit 2, krahasuar me personat e tjerë.
Konsumimi i një diete të shëndetshme të bazuar tek ushqimet me origjinë bimore lidhet me 34% më pak rrezik për t’u preur nga diabeti, ndërsa një dietë më pak e shëndetshme, përfshirë këtu ushqime të rafinuara, patate dhe pije të sheqerosura lidhet me 16% më shumë rrezik për t’u prekur nga kjo sëmundje, thonë hulumtuesit shkencorë.
Ky studim është publikuar tek revista PLOS Medicine.
Burimi: NDTV.com / https://shendeti.com.al/


